Reali i Madridit ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 përballë ekipit të Gedafes në "Santiago Bernabeu".

Të besuarit e Murinjos e kanë kthyer në një seancë stërvitore ndeshjen përballë Gedafes duke shënuar tre herë me Ronaldon dhe një herë me Sergio Ramos.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi pikërisht mbrojtësi Serxhio Ramos në minutën e 53' të pjesës së dytë.

Pastaj vjen radha e Ronaldos që realizon një tripletë në minutat e 62', 67' dhe 72' duke siguruar tre pikët e plota për Realin dhe një ngjitje në renditjen e golashënuesve në aspektin personal.


(d.b/shqiptarja.com)