Ronela Hajati prej disa muajsh tashmë ka nisur të eksperimentojë me ngjyrën e flokëve. Këngëtarja ka zgjedhur tonet e ngjyrës blu e akuamarinë, fillimisht për të sjellë një look ndryshe në klipin që pritet të publikohet së shpejti "Love Me Like A Tiger", por mesa duket do të qëndrojë në këto ujëra për një farë kohe.
26-vjeçarja ditën e djeshme postoi një foto në Instagramin e saj ku shfaqej përsëri me një look të ndryshuar, baluke të purpurta dhe funde të kaltra. Këtë ndryshim të sajin Hajati e shoqëroi me një diçiturë thumbuese: "Ju lutem mos mi merrni kto floket", shkroi Ronela.
Ka dyshime, megjithëse ende nuk dihet, nëse këto fjalë i drejtohen Tunës, që vendosi të lyejë flokët me po të njëjtën nuancë si Ronela pak javë pas saj. Këngëtarja kosovare ka eksperimentuar shpesh me ngjyrën apo modelet e flokëve, por mbase këtë herë është frymëzuar nga Ronela, ose kjo e fundit thjesht kërkon të tërheqë vëmendjen drejt vetes.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com