Ronela Hajati probleme, ndarja nga
Max Production, zënka me Samantën

Ronela Hajati probleme, ndarja nga<br />Max Production, zënka me Samantën
Ronela Hajati, e ftuar në emisionin “Oktapod” zgjodhi të rrëfejë disa ‘të fshehta’ lidhur me karrierën e saj muzikore apo me marrëdhënien e prishur shoqërore me këngëtaren Samanta Karavella. Gjatë gjithë këtij sezoni veror Ronela ka përmendur në rrjete sociale publikimin e një klipi të ri të këngës “Tiger”.

Videoklipi premtues po pritej me shumë entuziasëm nga fansat e këngëtares, por ‘nuk do të dalë kurrë’, kështu u shpreh Ronela e pyetur nga moderatori i emisionit. Ndonëse këngëtarja u tregoi fansave edhe promon e këngës, duket se ajo nuk do të publikohet kurrë për shkak se 'Max Production' që ka menaxhuar Ronelën prej fillimit të karrierës së saj, vendosi të mos e publikojë këngën, pa i dhënë asaj asnjë shpjegim për këtë.

"Më është thënë troç, nuk ta publikoj këngën, nuk dua', citoi 26-vjeçarja fjalët e drejtuesit të 'Max Production'. Ronela shtoi se ka patur një kontratë pune me këtë kompani, sipas të cilës ajo do të mund t’i realizonte videoklipet falas dhe drejtuesit e kompanisë do të mernin përqindjen e tyre të fitimit nga koncertet që do të realizonte, por më vonë zbuloi se nuk ishte firmosur fare nga pala tjetër.

Pavarësisht tentativave që Hajati ka bërë edhe në rrugë gjyqësore për këtë kontratë, duke qenë e pafirmosur, ajo automatikisht shpallej e pavlefshme dhe kjo çështje nuk mund të ndiqej penalisht, siç u shpreh ajo. "Nuk pati asnjë konflikt mes meje dhe Bledit (drejtuesi i 'Max Production') thjesht më tha nuk del klipi dhe kaq. Më kërkoi të ikja dhe ika por arsyen e vërtetë të kësaj nuk e di, madje dua ta di por bazuar në një logjikë të shëndoshë mendore".

Siç duket Ronela ka disa emra në mendje të atyre që mund t’ia kenë punuar diçka të tillë. "Nuk e di kush më futi në sherr, kam disa ide por përsa kohë që janë thjesht supozime të miat dhe të pabazuara, mbeten supozime. “Kam qarë shumë! Kam kaluar një periudhë të llahtarshme, një presion të madh psikologjik këto muaj ndaj kam vendosur të qetësohem, të tërhiqem, madje nuk mbaj më as telefon.

Jam përqëndruar te familja ime dhe te shkolla, e nuk e di a do e vazhdoj karrierën muzikore", rrëfeu ajo. Hajati ka patur mbështetjen e padiskutueshme të mamasë së saj gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë…dhe të askujt tjetër, ndërsa pohoi se i mungon shumë babai.

Ajo tha se nëse ai do të ishte gjallë, gjërat do të ishin shumë më ndryshe dhe u shpreh se falë tij nuk është treguar kurrë servile ndaj personave të pushtetshëm. Lidhur me zënkën e shumë-dikutuar mes Ronelës dhe shoqes së saj, Samantës, këngëtarja tha: "Samanta nuk më ka zhgënjyer", pohoi Ronela.

“Ne nuk jemi më shoqe bashkë sepse ndoshta Samanta është shumë e mirë për mua" Pyetjes se nëse ka qenë Samanta një nga njerëzit që kanë ndikuar në problemet e krijuara me 'Max Production' (kujtojmë që edhe Samanta ndodhet në menaxhimin e kësaj kompanie), ajo tha: "Jo, nuk e besoj. Samanta është shumë vajzë e mirë".

Kur vjen puna te projektet e reja muzikore këngëtarja rrëfeu me sinqeritet se duke qenë që ka kaluar një verë pa koncerte, sepse priste daljen e klipit, tani i duhet të mbledhë paratë e nevojshme për t'ju rikthyer karrierës, me klipe e këngë shumë të mira.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij