Ronela: Ke zemër artisti, Zerka 
"Nuk jemi të lidhur, na bashkon..."

Ronela: Ke zemër artisti, Zerka <br />"Nuk jemi të lidhur, na bashkon..."
Këngëtari Young Zerka, i cili së fundmi u bë pjesë e spektaklit “Dancing With The Stars” është vënë në shënjestër, duke pohuar se është në një lidhje me këngëtaren Ronela Hajati! Kaq ka mjaftuar dhe ka ardhur direkt reagimi pas perfomancës që pati në ‘DWTS’ duke përzgjedhur si partnere kërcimi këngëtaren Ronela Hajati. E teksa të gjithë u bëmë gati për një afirmim si çift nga ana e tyre, nuk ishte tamam kjo përgjigja që dëgjuam nga dy artistët. Pas thashethemeve të shumta se Yong Zerka dhe Ronela Hajati po përjetojnë një histori të bukur dashurie, këngëtari u shpreh duke thënë se ata nuk janë të lidhur e ajo që i bashkon të dy është vija melodike. 
 
"Nuk jam i lidhur me Ronelën, na bashkon vetëm vija melodike”, thekson Zerka.
 
Pas perfomancës Ronela i thotë se është nga të paktit që ka një zemër tërësisht të madhe. “Është pak të them kënaqësi që kërceva me ty! Përveç talentit, përpjekjeve dhe punës, mbi të gjitha t’i ke një zemër që të definon tërësisht si artist gjë që pak ‘artistë’ e kanë!” shkruan Ronela në ‘Facebook’.
 
Pavarësisht thashethemeve nëpër portale, duhet të themi se performanca e tyre në skenën e teatrit ishte fantastike, një vijë melodike plot emocion. 

zerka hajati
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare