Rooney në listën e Olimpiadës 2012,
Ferguson polemizon me drejtuesit

Rooney në listën e Olimpiadës 2012,<br />Ferguson polemizon me drejtuesit
Wayne Rooney është përfshirë në listën e shkurtuar të kombëtares së Britanisë së Madhe, për Olimpiadën e Londrës që do të zhvillohet këtë verë. Kjo ka shkaktuar mjaft polemika pasi trajneri përgjegjës për ekipin, Stuart Pearce kishte premtuar se ata që do të luajnë në Euro 2012, nuk do të grumbullohen për Lojërat.

Trajneri i manchester United, Sir Alex Ferguson mendon se përgatitjet për sezonin e ri në Premier League, në këtë mënyrë do të shkatërrohen, pasi ka shumë lojtarë të impenjuar këtë verë, që mund të dëmtohen më pas. përgatitjet përs ezonin e ri në Angli, nisin vetëm 7 ditë pas përfundimit të Olimpiadës në Londër në 11 Gusht.

Ferguson u cudit kur mësoi se Rooney është në listë bashkë me lojtarët e tjerë të "Red Devils" si Ryan Giggs, Ashley Young, Ben Amos, Tom Cleverley, Danny Welbeck, Phil Jones, Chris Smalling, Michael Carrick dhe Jonny Evans.

'Kjo është qesharake. Një kaos i vërtetë. Nuk e di sesa keq do të preken dhe klubet e tjera por mund ta imagjinoj si ne, edhe Tottenham apo Aston Villa" tha Ferguson.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet