Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosel ka deklaruar se ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo nuk është lojtari i dytë më i mirë në botë. Madje, ai është shkuar aq larg sa ka thënë se portugezi është i 12-ti në renditjen e lojtarëve më të mirë në botë.
“Kristiano Ronaldo nuk është lojtari i dytë më i mirë në botë. Ai është i 12-ti, në mesin e lojtarëve më të mirë në botë. Më të mirë se ai janë të gjithë 11 futbollistët titullarë të Barcelonës”, ka theksuar Rosel. Ai më pas ka thumbuar edhe trajnerin e Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, pas atij episodi kur portugezi ia futi gishtin në sy Tito Vilanovës në njërën prej “El Clasico”-ve të edicionit të kaluar.
“Kurrë nuk do të pranoja një trajner si Murinjo, i cili dëshiron të fitojë me çdo kusht. Unë menjëherë do të kërkoja falje nëse trajneri i klubit tim do të bënte një veprim të tillë, duke i futur gishtin në sy kolegut të ti”, ka shtuar Rosell.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com