Rosemary di Carlo -Serbisë: Shpërbëni strukturat paralele

Rosemary di Carlo -Serbisë: Shpërbëni strukturat paralele
Zëvendësshefja e misionit amerikan në Kombet e Bashkuara Rosemary di Carlo, në mbledhjen e të martes të KS të OKB, ku u debatua raporti për Kosovën, lavdëroi Kosovën për disa zhvillime pozitive që, siç tha ajo, kanë ndodhur gjatë 3 muajve të fundit, shkruan Koha Ditore duke cituar VOA.

Ajo tha se Kosova dhe Serbia kanë punuar në mënyrë efektive me njëra-tjetrën dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të nxitur zhvillimin e institucioneve të forta demokratike. Por, tha zonja di Carlo, është për të ardhur keq që dy komuna serbe në veri kanë shpërfillur hapur ligjin e Kosovës dhe Serbisë duke improvizuar një proces paralel votimi.

Duke qenë kritike ndaj Serbisë ajo tha se strukturat paralele nuk kanë asnjë rol legjitim në Kosovë dhe se ato duhet të ishin shpërbërë shumë kohë më parë, në përputhje me rezolutën 1244.

Shtetet e Bashkuara, tha zonja di Carlo mbeten të shqetësuara për kërcënimet ndaj sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në veri të Kosovës. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm, tha ajo, ndonëse e prek këtë çështje, aty duhet t’i ishte vënë më shumë theks mungesës së bashkëpunimit, dhe sulmeve e kërcënimeve ndaj personelit ndërkombëtar nga ekstremistët në veri.

Barrikadat nuk janë hequr, lëvizjet e trupave vazhdojnë të jenë të kufizuara, zyrtarët e EULEX-it dhe trupat e KFOR-it vazhdojnë të jenë të kërcënuara, tha zonja di Carlo. Kërcënimet kryesore për paqen në Kosovë vijnë nga lidhja e elementëve ekstremistë dhe kriminalë në veri.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital