Rosický shkon në Euro 2012,
pavarësisht kritikave për formën

Kombëtarja e futbollit të Çekisë ka finalizuar edhe listën përfundmtare për turneun Euro 2012 këtë verë, duke përfshirë edhe mesfushorin Tomáš Rosický në 23 lojtarët finalë, pavarësisht formës me luhatje.

Çekia konfirmoi skuadrën për UEFA EURO 2012, me disa ndryshime pasi Vladimír Darida ka zëvendësuar Daniel Pudil, pasi impresionoi në fitoren 2-1 në miqësoren ndaj Izraelit dhe trajneri Michal Bílek i besoi. Gjithashtu tek Çekia do jetë dhe portieri i FK Teplice, Tomáš Grigar. Lista finale:

Portierë: Petr Čech (Chelsea FC), Jaroslav Drobný (Hamburger SV) , Jan Laštůvka (FC Dnipro Dnipropetrovsk).
Mbrojtës: Theodor Gebre Selassie (FC Slovan Liberec), Roman Hubník (Hertha BSC Berlin), Michal Kadlec (Bayer 04 Leverkusen), David Limberský (FC Viktoria Plzeň), Tomáš Sivok (Beşiktaş JK), Marek Suchý (FC Spartak Moskva).

Mesfushorë: Vladimír Darida (FC Viktoria Plzeň), Tomáš Hübschman (FC Shakhtar Donetsk), Petr Jiráček (VfL Wolfsburg), Daniel Kolář (FC Viktoria Plzeň), Milan Petržela (FC Viktoria Plzeň), Václav Pilař (VfL Wolfsburg), Jaroslav Plašil (FC Girondins de Bordeaux), František Rajtoral (FC Viktoria Plzeň), Tomáš Rosický (Arsenal FC).

Sulmues: Milan Baroš (Galatasaray AŞ), David Lafata (FK Jablonec), Tomáš Necid (PFC CSKA Moskva), Tomáš Pekhart (1. FC Nürnberg), Jan Rezek (Anorthosis Famagusta FC).
(rb/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram

Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram