Pas apelit në Report TV të 7 fëmijëve të familjes për ndihmë, ka reaguar bashkia e Roskovecit.
Një një deklaratë për Report TV, kryetarja e kësaj bashkie thotë se këshilli bashkiak ka miratuar një shumë për riparimin e banesës së shkatërruar dhe të rrugës përpara.
Majlinda Bufi theksoi se po negociohet me OSHEE dhe do të shlyhen të gjitha pagesat e prapambetura të kësaj familje.
Historia e dhimbshme e 7 vëllezërve dhe motrave u transmetua në Report TV, pasi grupi ynë i xhirimit ishte në banesën e tyre.
Drama e kësaj familje është shumë e madhe pasi të shtatë anëtarët e familjes janë të verbër. Ata jetojnë në një banesë të vogël dhe tërësisht të dëmtuar.
Deri vitin e kaluar kujdeseshin për ta 2 prindërit, por pas vdekjes së tyre të 7 vëllezërit dhe motrat kanë mbetur të vetëm, pa kujdesje, pa mbështetje dhe në kushte të vështira ekonomike. Ky ishte thirrja për ndihmë që ata bënë përmes Report Tv më 22 shtator.
Sot patëm një reagim pozitiv nga bashkia e Roskovecit, por ata kanë akoma nevojë për ndihmë. Thirrja e tyre i drejtohet çdonjërit që ka mundësi t’i ndihmojë sadopak.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO