Drama e kësaj familje është shumë e madhe pasi të shtatë anëtarët e familjes janë të verbër.
Deri vitin e kaluar kujdeseshin për ta 2 prindërit, por pas vdekjes së tyre të 7 vëllezërit dhe motrat kanë mbetur të vetëm, pa kujdesje, pa mbështetje dhe në kushte të vështira ekonomike.
Jona është njëra nga vajzat e familjes. Edhe pse e privuar nga shikimi ajo sheh dritë për të ardhmen e saj.
“Ne jemi të verbër 4 anëtarë, por edhe tre të tjerë që janë me shikim të pjesshëm. Ne këkrojmë nga Bashkia një shtëpi, pasi është duke u shembur dhe nuk mund të rrezikojmë”.
Jona jeton me shpresën për të pasur një shtëpi të re. Ajo i beson premtimit të kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi për ndërtimin e një shtëpie.
‘Kryetarja e bashkisë z.Majlinda Bufi ka thënë se do të bëjë një shtëpi për familjen tonë”
Dy vëllezërit e familjes i bëjnë apel shtetit për ndihmë dhe shqetësimi më i madh i tyre janë dy motrat të cilat nuk kanë ku të flenë.
‘Jemi 6 të sëmurë, katër të verbër dhe dy me shikim të pjesshëm. Kërkojmë ndihmë nga shteti të na rregullojnë shtëpinë dhe të na japin ndonjë ndihmë financiare, të paktën vetëm për motrat”.
E vetmja që kujdesët për këtë familje është halla e tyre. Ajo i bën apel shtetit që t’i mundësojë shkollimin njërit nga djemtë e familjes. Denis Hatia ka përfunduar shkollën e mesme dhe pret që të fitojë në raundin e dytë për pranimet në universitet në degën Histori-Gjeografi.
“Nga fëmijët edhe Denisi ëhstë me aftësi të kufizuar por shpresojmë që të fitojë shkollën e lartë për Histori e Gjeografi”.
Familja i bën thirrje për ndihmë shtetit dhe të gjithë shqiptarëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)