Roskovec, familja në qiell të
hapur, Bufi:I ndërtojmë shtëpinë

Roskovec, familja në qiell të<br />hapur, Bufi:I ndërtojmë shtëpinë
Familja Fisheku në Vidhisht të Reskovecit prej disa kohesh jeton në qiell të hapur, pasi banesa e tyre është shkatërruar plotësisht.

Amortizimi i banesës së tyre si dhe reshjet e dendura të shiut të rëna kohët e fundit kanë shembur shtepinë.

Kushtet e këqija ekonomike të familjes Fishkeu, nuk arrin t’i mbuloj shpenzimet për ndërtimin një banese, për këtë arsye ata kërkuan ndihmë bashkisë e cila u përgjigj pozitivisht.

Kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi tha se bashkia së bashku me disa biznese do të kontribuojnë në ndërtimin e shtëpisë së re per familjen Fisheku.

''Ne konstatuam emergjencën, vështirësitë dhe rëndësinë e këtij rasti. Ne i kemi bërë thirrje të gjithëve, në mënyrë që të na ndimojnë të fillojmë ndërtimin e kësaj shtëpie. Që ditën e hënë do ndërtojmë një shtëpi të re. Sa më shpejt do e bëjmë të mundur këtë gjë, pasi tani janë temperaturat e ulëta dhe është e vështirë për këtë familje të jetojë në kasolle'', u shpreh Bufi.  

Familjarët i kerkojnë bashkisë që banesa e tyre të ndërtohet sa më shpejtë pasi jetojnë nën kërcënimin e të ftohtit.

[gallery]20076[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)