FIER, 17 Shtator/ATSH-Rr.Isufaj / - Mesditen e sotme ne bashkine e qytetit te Roskovecit eshte nenshkruar nje memorandum mirekuptimi mes kesaj bashkie dhe kompanise se nxjerrjes se naftes "Bankers Petrolium". Me kete rast, u firmos projekti i ujesjellesit per zonen Marinez-Patos nga kompania naftenxjerrese.
Z/Presidenti i Bankers, Mark  Hodkson, e cilesoi kete marreveshje ne kufijte historike, qe u cel driten jeshile investimeve te drejtperdrejta ne komunitet.
Por, ne deklaraten e tij ai harroi te fliste per demin ekologjik, per demin ekonomik, per trasparencen e investimeve dhe detyrimeve tatimore qe i detyrohet kompania komunitetit dhe shtetit shqiptar.
Hodkson, nder te tjera, tha se "Kjo është një marrëveshje historike për komunitetet e Patos-Marinzës. Është hapi i parë ndaj një partneriteti të vërtetë publik-privat, i cili do të kthejë dollarët e paguar nga Bankers ndaj shtetit në Patos-Marinëz duke investuar direkt në komunitetet e saj. Këto komunitete meritojnë të përfitojnë nga puna që po behet këtu dhe ndërkohë që Bankers ka investuar miliona dollarë drejt zhvillimit të komunitetit në mënyrë direkte me programet tona të komunitetit në 10 vitet e fundit, është fantastike të shikojmë një qeveri të përkushtuar për të përdorur dollarët e paguar sipas synimit të tyre, që është shërbimi i popullit shqiptar. Dëshiroj të falenderoj kryetaren e Bashkisë, Bufi, për stilin e saj progresiv dhe transparent në qeverisje dhe dëshirën e saj të fortë për të zgjidhur të gjitha nevojat e qytetarëve të saj". /a.ke/