Rossi “çmonton” zërat për largim:
Nuk e mendoj lamtumirën nga MotoGP

Rossi “çmonton” zërat për largim: <br />Nuk e mendoj lamtumirën nga MotoGP
Valentino Rossi lë botën e motorëve? Aspak. Madje do të rikthehet sërish i fortë në këtë botëror, pavarësisht rezultateve zhgënjyese që ka marrë deri tani në pistat e MotoGP. Ai ka mohuar lajmet e dala në mediat e ndryshme.

"Nuk kam asnjë synim që të tërhiqem nga sporti në fundin e sezonit. Ky është vetëm një lajm i spikur dhe nuk e di nga kush” tha “doktori”italian në një koment në
Tëitter, në lidhje me artikullin e dalë këtë të martë në “The Telegraph”.

Sipas medias angleze, 9 herë kampioni i MotoGP do të largohet në fundin e 2012, kur të skadojë kontrata me skuadrën me seli në Borgo Panigale. "Shpesh nëpër gazeta shkruhen lajme për mua që nuk janë të vërteta, por shërbejnë për të rritur tirazhin. Kujtojeni këtë” tha Rossi. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës