Rotacion në prefekturën e Beratit!
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të sotme miratoi vendimin për lirim dhe emërim në detyre të prefektit. Për motive ende të paditura është liruar nga detyra Harilla Dafa, i cili zëvendësoi në këtë post Valbona Zylyftari. E ndërsa, sot Këshilli i Ministrave vendosi rikthimin e saj në detyrë.
Zylyftari u emërua në maj të vitit 2017, por u shkarkua vetëm pak muaj më pas, më konkretisht në nëntor nga kryeministri Edi Rama. Ajo ishte pjesë e listës së 12 prefektëve të qarqeve që u shkarkuan në bllok nga kreu i qeverisë, pas zgjedhjeve të 18 qershorit.
Valbona Zylyftari është një emër me kontribut në Partinë Socialiste. Ajo ka qenë më herët Kryetare e PS-së në Berat, anëtare e Këshillit Bashkiak si dhe drejtoresha e bibliotekës “Vehxhi Buharaja”.