Roubini: Euros i erdhi fundi
Ekonomitë e dobëta do largohen

Roubini: Euros i erdhi fundi<br />Ekonomitë e dobëta do largohen
Përgjigjet e bashkimit europian ndaj krizës nuk bëjnë gjë tjetër vecse të detyrojnë vendet me ekonomitë më të dobta të largohen prej euros.

Nouriel Roubini, 52 vjec, është një economist dhe jep mësim në “New York University”. Ka një karrierë studimesh dhe punimesh me reliev internacional, por u bë i famshëm mbi të gjitha për parashikimin e e rënies së tregjeve të pronave amerikanë që i dha fillimin krizës ekonomike internacionale, pesë vjet më parë.

Dje publikoi në “Project Syndycate” analizën e tij për krizën ekonomike europiane dhe një parashikim për të ardhmen e afërt: Të dyja pak optimiste, duke qenë se sipas Roubini-t, qeveritë europiane nuk po reagojnë si duhet dhe nëse vazhdojnë kështu politikat e tyre do cojnë në mënyrë të paevitueshme në fundin e Euros.

Analiza
Sipas Roubini-t, telashet e eurozonës lindin nga disekuilibri i 10 viteve të fundit midis zonave qendrore me ato periferike. Vendet si Portugalia, Italia, Iralnda, Greqia dhe Spanja (të famshmit PIIGS) kanë qenë konsumatorët kryesorë në zonën e euros, duke shpenzuar më tepër se sa mundeshin, duke mbajtur kështu një deficit të fortë në bilanc, me importet më të larta se eksportet. Në të kundërt, qendra e eurozonës (Gjermania, Holanda, Austria dhe Franca) kanë qenë prodhues dhe kursimtar, duke shpenzuar më pak se sa kishin mundësi dhe duke eksportuar më tepër se sa importonin.

Një monedhë epërbashkët dhe e fortë si euro, duke u nisur që në vitin 2002, ka favorizuar këtë mekanizëm, duke qenë se ekonomitë më të dobta nuk mundën të shfrytëzonin sistemin e shvleftësimit të monedhës, që con në rritje të eksporteve: Nëse lireta italiane humb vlerën, bëhet më e lehtë për kë ka një valutë të fortë të blejë produkte nga Italia, sepse kursi i këmbimit është më i favorshëm. Kriza ekonomike shpërtheu kur borxhi public dhe privat i vendeve që shpenzonin më tepër u bë i pamenaxhueshëm. Në Irlandë dhe Spanjë plasi flluska e tregut të pronave dhe vlera e shtëpive ra në mënyrë të papritur, në vendet e tjerë periferik deficitet tregëtare dhe problemet e financave publike u bënë të vështira për tu menaxhuar.

Katër zgjidhe të mundshme
1. Zgjidhja më e mirë për të rifilluart rritjen, thotë Roubini, kalon nëpër një politikë monetare më të lirë nga ana e bankës qendrore europiane, që duhet të garantojë borxhe të palimituara për vendet që nuk kanë problem të rënda likuiditeti (si Italia dhe tregu i saj i madh i titujve të shtetit, që ende nuk është në gjendje të paguaj) dhe një shvleftësim i fortë i euros, që të mund të ndihmojë eksportet në vendet periferikë por që ka efekt edhe në vednet qendrorë.

2.
Gjermania dhe banka qendrore europiane kundërshtojnë këtë zgjidhje, duke pasur frikë nga një rritje e inflacionit në vendet qendrore të euros. Receta e tyre për të dalë nga kriza është një “ilac i hidhët”, thotë Roubini, që ka efekt vetëm në vendet periferikë: Paketa e shkurtimeve, reformave strukturale dhe ulja e kostos së punës. Receta ka disa efkekte negative, thotë Roubini, sepse në kohën afat shkurtër con në pushime nga puna dhe në marrje masash depressive si rritja e taksave: Njerëzit kanë më pak para për të shpenzuar, konsumet nuk rriten dhe kriza përkeqësohet, në një rreth vicioz nga i cili është e vështirë të dilet.

3.
Nëse situata vazhdon e përkeqsohet, vendet periferike mund të joshen nga një opsion i tretë: Një falimentim i pjesshëm dhe dalja nga euro, një lëvizje që do kishte efekte të rënda në nivel botëror (kreditorët e vendeve në vështirsi do humbnin shumë para) por që do jepte mundësinë të rifillohet. Me politikat monetare më autonome dhe të lira, vendet e dala nga euro mund të shvleftësojnë valutat e tyre kombëtare dhe të favorizojnë eksportet.

4.
Për të evituar efektet e rënda të një braktisje të euros, vendet qendrore mund të zgjedhin në fund një opsion të katërt: të vazhdojnë të “korruptojnë” vendet periferike për ti lënë pak kompetitivë në tregjet internacionale dhe në një situate rritje të ulët, si janë tani. Kundërshtimet ndaj këtij opsioni janë kryesishtë politike, thotë Roubini: Një mekanizëm i tilë është i mundur në një gjendje kombëtare, me një fluks parash në një drejtim që kompenson humbjet e rënda (si në Itali midis veriut dhe jugut apo në Gjermani pas bshkimit), por taksapaguesit gjermanë kanë treguar se nuk janë dakord të paguajnë për humbjet e PIIGS.


Duke qenë se opsioni i katër nuk është i realizueshmë dhe e treat ka efketet më të rënda, bashkimi europian duke se do vazhdojë me opsionin e dytë, por kjo, thot Roubini, vetëm sa vonon shkatërrimin:

“Nëse Gjermania dhe banka qendrore europiane nuk braktisin korrekturat asimetrike (deflacionin e fshehur) që përqëndrojnë të gjithë peshën në periferi, në favor të një taktike më simetrike (shkurtime dhe reforma strukturale në periferi, bashkë me një politkë monetare stimuli në nivel europian), mbytja e ngadaltë e bashkimit monetar do përshpejtohet kur vendet periferike do fillojnë të deklarojnë falimentimin dhe të dalin nga euro".

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer