Rovena Stefa ''sulmohet'' nga hakerat serbë

Këngëtarja shqiptare Rovena Stefa ka hapur një faqe të re në Facebook për fansat e saj. Shkak për këtë është bërë mbyllja e faqes së saj zyrtare nga disa hakera serbë. “Miq të dashur, dje hakerët serbë kanë hyrë me dhunë në faqen zyrtare të fansave të Rovenës dhe e kanë fshirë këtë faqe me 120 mijë fansa shqiptarë.
Edhe një herë dëshmohet urrejtja për artistët shqiptarë që mbledhin komunitetin shqiptar dhe i ushqejnë ata me artin tonë të pashterur”.-është shprehur këngëtarja për fansat e saj. Gjithashtu ajo është shprehur se i vinte keq për këtë ngjarje pasi ajo faqe kishte mijëra fansa që donin të mësonin për hapat e saj të mëtejshëm.(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave