Këngëtarja shqiptare Rovena Stefa ka uruar fansat për “Shën Valentin” duke postuar një foto në Facebook.



Rovena ka sfiduar të ftohtin duke u shfaqur mjaft e “nxehtë”.

“Gëzuar Ditën e të dashuruarve të gjithë atyre që sot dashurojnë dikë! Pa dashurinë jeta nuk do të kishte kuptim!”, ka shkruar ajo në një postim në faqen e saj sociale.



Rovena e ka shkëputur foton gjatë xhirimeve të klipit më të ri “Hajde Ti”, ku ka bashkëpunuar me “Urban Entertainement”.



Këngëtarja ka postuar dhe një shkrim së bashku me foton ku shkruan:- “Ekskluzive-Gjatë xhirimeve të videos "Hajde ti" nga "Urban Entertainement".Hair & Make up- Studio Camellias”.



Klipi pritet të publikohet gjatë ditëve në vazhdim për të gjithë fansat e Rovenës.

(b.t/shqiptarja.com)

1/4