Roxher Elmazllari, studenti që 
synon të bëhet Inxhinier Elektrik

Roxher Elmazllari, studenti që <br />synon të bëhet Inxhinier Elektrik
TIRANE- Sot, në kohën kur Shqipëria vuan mungesën dhe ‘zhdukjen’ e zanateve dhe humbjen e profesionistëve, ka ndodhur krejt e kundërta, të rinjtë janë të prirur drejt Universiteteve, duke lënë në harresë ‘zanatet’ që të ushqejnë dhe të ofrojnë një të ardhme të sigurt. Por, pavarësisht degëve që shumë të rinj zgjedhin, sapo diplomohen kuptojnë se kanë bërë zgjedhjen e gabuar. Për këtë arsye Roxheri, studenti i cili prej dy vitesh studion në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën e Elektrikës, tregon se pavarësisht dijeve që ai merr në auditore, ana praktike që i mundëson Qendra, është avantazhi që të jep për të siguruar një të ardhme të sigurt në treg.  

Papunësia, frika që i tremben të rinjtë
Ndonëse shumë student orientohen dhe zgjedhin degë si juridik, ekonomik apo inxhinieri, janë të vetëdijshëm se tregu i punës çdo ditë dhe bëhet më i vështirë. Ashtu siç pati deklaruar më herët edhe Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinisë pas mbylljes së Universiteteve Private, një nga alternativat në arsim, është të orientohen të rinjt drejt arsimit profesional. Kurse që janë më të shkurtra, por që mësojnë një zanat. Stduenti i Inxhinerisë, i cili ka realizuar ëndrrën për të ndjekur studimet e larta, tashmë po i konkretizon edhe me praktikë. Duke qenë i konkurrueshmë në treg në një të ardhme të afërt.
 
Si jeni gjendur në kursin e elektrikës, ndërkohë që edhe ndiqni studimet Bachelor?
Në këtë kurs, realizojmë pjesën praktike, ku mësojmë bazat e instalimeve elektrike që realizojmë në shtëpi, objekte apo pallate. Pjesëmarrja në këtë kurs nuk ishte e rastësishme, pasi veç anës teorike, po përvetësoj edhe pjesën praktike.
 
Çfarë shkollë po ndjek në këtë moment që po realizon dhe pjesën e kursit?
Aktualisht vazhdoj për Inxhinieri Elektrike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
 
Të duket e nevojshme që ky kurs të shëbren në të njëtën kohë që ndjek studimet?
Është një kurs i nevojshëm që duhet të nisësh gjithmonë nga baza, duhet të mësosh A-në për të ndjekur pastaj dhe pjesën më të vështrië të këtij zanati. Këtë kurs kam 3 muaj që e ndjek dhe si çdo eksperiencë tjetër dhe ky kurs na mundëson të njohim më nga afër anën praktike që duhet në këtë profesion.
 
Çfarë ju ofron ky kurs?
Nëse në Universitet mësojmë anën teorike, në këtë kurs aftësohemi nga ana praktike. Kur realizon një instalim të thjeshtë, bazohesh në skemat e instalimeve, pastaj vijnë skemat mesatare me çelsa, me priza, pastaj vijnë skemat më të vështira ku klasifikohen sistemet trefazore, sistemet me gjenerator, duke futur dhe skemat elektrike.
 
Ku qëndrojnë piksynimet tuaja duke parë që veç Universitet mundohesh të jesh i balancuar dhe me anën praktike?
Siç edhe dihet tashmë, piksynimi është të jem një inxhinier i specializuar, por duhet që çdo gjë ta marrim dhe ta përvetësojmë hap pas hapi. Të jesh një Inxhinir nuk mjafton vetëm kartoni i Universitetit, duhet dhe një eksperincë e konkurueshme në treg.
 
Mund të themi se Inxhinieria Elektrike është një pasion?
Sigurisht që është një pasion, ndryshe nuk do të isha këtu. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë