Roza Koni: Nga rrobaqepësia
  tek fustanet e mbrëmjeve

Roza Koni: Nga rrobaqepësia<br />  tek fustanet e mbrëmjeve
TIRANE - Shoqëria shqiptare gjatë dy dekadave ka ndryshuar jo vetëm në sjellje, por edhe në veshje. Dëshira për të qenë tërheqës, ka ndikuar që pjesa më e madhe, sidomos grate t'i kushtojnë vëmendjen e duhur veshjeve. Edhe pse në Shqipëri është vështirë të gjesh një stilist që ka markën e tij, të gjithë mundohen nga pak të personalizojnë modele të cilët veshin ‘Vipat’, por edhe personalitete të ekranit.

Por, kjo ka ndikuar edhe tek shumë rrobaqepëse, të cilët me ide dhe stil të veçantë të hapin edhe atelie të vogla, duke plotësuar kërkesat e grave dhe vajzave. Këtë gjë na e tregon më së miri Roza Koni, rrobaqepsja e cila prej më shumë 20 vjet merret me stilimin e fustaneve të mbrëmjeve. Ajo tregon se, të merresh me stilim nuk është aq e vështirë, madje po ta ndërthurësh pasionin me përkushtimin gjithmonë fiton suksesin.   

Në Shqipëri stilimi është një tendencë e re. Ju si i kujtoni fillimet tuaja?
Rrobaqepësia është një zanat që tek unë është trashëguar nga nëna dhe motrat. Nëna ime, në vitin 1967 ka bërë një kurs 9 mujor të plotë, duke e ushtruar këtë zanat në ambientet e shtëpisë. Në atë kohë, ne ishim akoma fëmijë, por jepnim edhe ne kontributin tonë modest. Kështu që, me kalimin e kohës lindi nevoja ta ndihmojmë akoma më shumë dhe duke e ndihmuar filluam të mësojmë pak nga pak në lidhje me teknikat. Kështu që në momentin që krijova familjen time, më lindi nevoja të punoja. Duke punuar filluan të më pëlqenin më shumë punët që bëja. Në këtë mënyrë filluam të bëjmë një punë të madhe, duke ngritur një atelie kushtuar vetëm fustanave të mbrëmjeve dhe ballove.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë