Roza Lati: Ç'ka mbetur mes meje
dhe Stines 7 vjet pas ndarjes
Dyshja ka qenë shumë e dashuruar vite më parë...po tani?!
Është e njohur për stili e saj pin-up, por edhe për natyrën çapkëne. Roza Lati, një ndër konkurrentet më të përfolura të edicionit të dytë të “Dance with me”, është vënë në qendër të mediave qysh në javën e parë. Jo aq për pjesëmarrjen në garë, dëshirën dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për t’u përfaqësuar denjësisht se sa për partnerin, me të cilin disa vite më parë ka pasur një histori dashurie.
Në një intervistë të kësaj jave për gazetën “Paloma”, Roza tregon me hollësi mënyrën si u bë pjesë e këtij show dhe që nuk e pati fare problem jo vetëm që në garë ishte edhe ish i dashuri i saj, por as kur mori vesh që ai do të ishte partneri i saj në skenë, përkundrazi, e konsideroi veten me fat: “Nesti është një kërcimtar shumë i mirë në radhë të parë, pastaj i hyri muzikës. Kur mora vesh më pas që ai do të ishte partneri im në skenë, mendova: Çfarë fati! Paskam partnerin më të mirë të “Dance with me”.
Edhe pse ata të dy janë ndarë para 7-vjetësh, vijojnë të kenë kontakte me njëri-tjetrin, ruajnë respektin dhe miqësinë ndër vite. Sa për ndjenjën, “ajo ka vdekur me kohën”,- thotë Roza. Ata të dy tashmë kanë krijuar lidhje të reja në jetët e tyre dhe për këtë, ndihen të lumtur. Partnerja e Nestit, e cila gjendet shpesh për të mbështetur të dashurin e saj edhe gjatë provave, “ka pasur një sjellje shumë fisnike”, – thotë Roza, ndërsa i dashuri i saj, është njëri më diskret dhe ajo nuk do që ai të përfshihet në profesionin e saj.
Megjithatë, natyrisht, ai e dha mendimin e tij për natën e parë të performancës së çiftit: “Partneri im është fans i Nestit, i dëgjon këngët e tij dhe i pëlqen shumë ato. Për performancën tonë të parë, ai tha që Nesti ishte super.
Jemi evropianë motra, të lutem shumë tani”, ka thënë Roza duke i shuar një herë e mirë aludimet që dy ish-partnerët mund të kenë filluar sërish interesin ndaj njëri-tjetrit.
Revista ClassRedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
195/2
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
47.6%
-
Jo
43.3%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'
14 Tetor, 14:05
-
Kurti: Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari
14 Tetor, 14:04
-
Pse Basha shkon ende në Këshillin e Europës? Kuvendi për Report TV: Njoftuam KiE-në për zëvendësimin me Vokshin, merr pjesë deri në 31 dhjetor
14 Tetor, 13:58
-
Nuk lejohet tjetër hap fals! Sot sfida vendimtare me Gjeorgjinë! Sylvinho e pranon: Na bën punë vetëm fitorja! Ja formacioni I mundshëm
14 Tetor, 13:51
-
Siguria e përbashkët në Adriatik, Vengu takon komandantin e Forcave Detare italiane
14 Tetor, 13:50
-
Marrëveshja me Italinë, anija e parë me emigrantë niset drejt Shqipërisë
14 Tetor, 13:45
-
Seancë e jashtëzakonshme për ushtarët në Kosovë, Haradinaj: Kurti, spiun i Serbisë! Tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë
14 Tetor, 13:42
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Gjykata e Korçës lë në burg 3 të dyshuarit! Akuzohen se fshinë pamjet e kamerës së lokalit dhe s'treguan (VIDEO)
14 Tetor, 13:33
-
‘Kujdes ku vendosni këmbën! Hëna e re sjell ndryshime të mëdha në...’/ Parashikimi javor i horoskopit (14-20 tetor) nga astrologu Jorgo Pulla
14 Tetor, 13:25
-
Skeda/ Eduard Kapri, kontabilisti që u bë biznesmen ndërtimi dhe më pas kryebashkiak i Pogradecit
14 Tetor, 13:21
-
Gaza/ Nis fushata e dytë e vaksinimit ndaj poliomielitit
14 Tetor, 13:17
-
Presidenti Begaj kthen Ligjin për Inspektimet, i 'tërheq veshin' Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës
14 Tetor, 12:55