Roza Lati: Ç'ka mbetur mes meje
dhe Stines 7 vjet pas ndarjes
Dyshja ka qenë shumë e dashuruar vite më parë...po tani?!
Është e njohur për stili e saj pin-up, por edhe për natyrën çapkëne. Roza Lati, një ndër konkurrentet më të përfolura të edicionit të dytë të “Dance with me”, është vënë në qendër të mediave qysh në javën e parë. Jo aq për pjesëmarrjen në garë, dëshirën dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për t’u përfaqësuar denjësisht se sa për partnerin, me të cilin disa vite më parë ka pasur një histori dashurie.
Në një intervistë të kësaj jave për gazetën “Paloma”, Roza tregon me hollësi mënyrën si u bë pjesë e këtij show dhe që nuk e pati fare problem jo vetëm që në garë ishte edhe ish i dashuri i saj, por as kur mori vesh që ai do të ishte partneri i saj në skenë, përkundrazi, e konsideroi veten me fat: “Nesti është një kërcimtar shumë i mirë në radhë të parë, pastaj i hyri muzikës. Kur mora vesh më pas që ai do të ishte partneri im në skenë, mendova: Çfarë fati! Paskam partnerin më të mirë të “Dance with me”.
Edhe pse ata të dy janë ndarë para 7-vjetësh, vijojnë të kenë kontakte me njëri-tjetrin, ruajnë respektin dhe miqësinë ndër vite. Sa për ndjenjën, “ajo ka vdekur me kohën”,- thotë Roza. Ata të dy tashmë kanë krijuar lidhje të reja në jetët e tyre dhe për këtë, ndihen të lumtur. Partnerja e Nestit, e cila gjendet shpesh për të mbështetur të dashurin e saj edhe gjatë provave, “ka pasur një sjellje shumë fisnike”, – thotë Roza, ndërsa i dashuri i saj, është njëri më diskret dhe ajo nuk do që ai të përfshihet në profesionin e saj.
Megjithatë, natyrisht, ai e dha mendimin e tij për natën e parë të performancës së çiftit: “Partneri im është fans i Nestit, i dëgjon këngët e tij dhe i pëlqen shumë ato. Për performancën tonë të parë, ai tha që Nesti ishte super.
Jemi evropianë motra, të lutem shumë tani”, ka thënë Roza duke i shuar një herë e mirë aludimet që dy ish-partnerët mund të kenë filluar sërish interesin ndaj njëri-tjetrit.
Revista ClassRedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
205/2
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.9%
-
Jo
43%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 2863
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji
15 Tetor, 10:16
-
LIVE KONFERENCA - Shqipëria çel negociatat për grup-kapitullin e parë! Rama: Gur themeli për rrugëtimin tonë! S'kemi plan B! Ministri Hungarez: BE duhet të përshpejtojë zgjerimin tani!
15 Tetor, 10:06
-
Skemë mashtrimi me TVSH-në me dëm 127 milionë lekë, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhër-arreste për drejtuesit e bizneseve të ndërtimit
15 Tetor, 10:00
-
Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)
15 Tetor, 09:54
-
Vrau 15 vjeçarin në Shkodër, zbardhet dëshmia në polici e autorit të mitur: E qëllova me thikën e tij pasi më goditi i pari
15 Tetor, 09:50
-
VIDEOLAJM/ Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, protesta e grave me të zeza para Apelit të Tiranës! Kërkojnë dënimin maksimal për autorët!
15 Tetor, 09:48
-
Ronaldo sulmon Juventusin duke uruar Szczęsnyn: Duhej të tërhiqeshe për të kaluar në një ekip të madh
15 Tetor, 09:40
-
Ditëlindja e Sali Berishës! i pandehur për korrupsion për dosjen 'Partizani' fryn qirinjtë e 80 vjetorit në 'arrest shtëpiak'! Kardiologu që la profesionin për politikën
15 Tetor, 09:35
-
Trafiku i emigrantëve të paligjshëm, 15 të arrestuar në Tiranë! Detajet e operacionit! EMRAT e 2 prej të arrestuarve, merrnin nga 1500 euro
15 Tetor, 09:33
-
SHBA-ja dhe Filipinet nisin stërvitje ushtarake një ditë pasi Kina rrethoi Tajvanin
15 Tetor, 09:32
-
Hapen negociatat për grup-kapitullin e parë me BE-në! Komisioneri Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri
15 Tetor, 09:26
-
'Do ishim të lumtur ta kishim Shqipërinë në BE!' Ministri i Jashtëm hungarez: Kanë bërë punë të mirë
15 Tetor, 09:20