Françesk Radi është shtruar në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ pasi është goditur nga një hemoragji cerebrale. E vetmja gjë që mund të bëjnë familjarët e tij është të luten për të.
 
Ndërsa gjendja shëndetësore e rënduar pamundëson transportimin e Radit jashtë vendit, gruaja e tij Tefta Radi mes lotëve ka kërkuar të lutemi për shëndetin e tij.
 
Një tjetër lutje mes dhimbjesh vjen edhe nga mbesa Rozana Radi.
 
“Lutem për ty ! Zoti do tregohet i mëshirshëm e do të lërë këtu me ne! Është shumë herët për t’u larguar . Kemi nevojë në tokë për ty”,
ka shkruar këngëtarja.

rozana radi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com