Rozana përlotet teksa flet për partnerin: E kam lënë të lirë, të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind

Rozana përlotet teksa flet për partnerin: E kam lënë të lirë, të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind

Rozana Radi

Këngëtarja Rozana Radi së fundmi ka ndarë disa detaje nga jeta personale në Big Brother Vip. E përlotur  gjatë një bisede me Loredanën ajo u shpreh se ka më shumë se një muaj që nuk ishte takuar me partnerin e saj, pasi kishte marrë vendimin t’a linte të lirë atë, për të parë mundësi më të mira dhe pse jo për të njohur një vajzë tjetër, që një ditë ai të bëhej prind, të kishte një trashëgimtar.

“Unë nuk e kam takuar partnerin tim kur erdha këtu se janë disa gjëra më madhore se loja, është jeta e partnerit tim. 13 vite dashuri dhe vitet e fundit në kërkesë të një fëmije. E unë nuk dua të marr njeri në qafë. Nuk jam egoiste dhe nuk mendoj për veten time e them, Rozana luftove dhe po luftoj akoma për t’u bërë nënë. Unë po ta them tani që e lashë të lirë djalin që ai të mos ndihej keq nesër pasnesër nuk pati një trashëgimtar.

Mua ai nuk më ka bërë asgjë përveçse më ka dashuruar gjithë jetën, s’ma ka prishur kurrë. Ka qenë suporti më i madh. Unë e dua aq shumë sa nuk dua ta marr në qafë. Ai të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind. Këtë e kam bërë për atë dhe jo për vete”, tha Rozana.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 27/02/2025 15:53

    Sintetikisht Rozana po thote qe "fajin" e paska Rozana qe nuk ngel shtatzene. Natyrisht eshte ceshtje personale gjithcka qe po thote Rozana. Perderisa po e ndan me publikun, me lejo qe te kem rezervat e mia ne lidhje me zgjedhjen. I bie qe qellimi fillestar dhe perfundimtar i nje marredhenieje te jete vetem ceshtja e trashegimise? E para nuk eshte keshtu, ka shume cifte qe nuk kane patur femije dhe ose kane pranuar realitetin, ose kane adoptuar nje femije...duke jetuar teresisht dhuraten e Zotit. Nuk mendoj se "te pllenosh lulen e radhes" (po sikur edhe ajo lule...???) eshte zgjidhja serioze e nje problemi serioz. Me kaq e mbyll impaktin e Rozanes ne mendimet dhe opinionin tim. Faleminderit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’

U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’