Rozana Radi krijoi një moment shumë të veçantë gjatë natës finale të “Këngës Magjike”, ku këngëtarja fitoi edhe çmimin “Best artist on Web”.
Kënga e saj “Më Thuaj Ti” ka qenë një nga më të kilikuarat në sajtin zyrtar të “Këngës Magjike”.
Përpara se të interpretonte këngën e saj, këngëtarja u është drejtuar të gjithë burrave në sallë duke u kërkuar që të ngriheshin në këmbë në shenjë solidariteti.
“Për gojën që u kanë mbyllur të gjitha grave, për krahët që ua kanë prerë, do t’u kërkoja të gjithë burrave që janë në sallë të ngrihen në këmbë”, ka qenë kërkesa e këngëtares.
Shumë prej burrave në sallën e Pallatiti të Koncerteve janë ngritur në këmbë, por një pjesë e tyre ka qëndruar ulur.

(Momenti pas kërkesës së këngëtares)
Ndërkohë drejtuesi i “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea ka thënë me shaka se sallë ose ka pak burra ose nuk janë çuar të gjithë.
Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com