Pas pretencës të dhënë nga Prokuroria për shpalljen fajtore të këngëtares, Rezarta Shkurta për sherrin midis saj dhe Rozana Radit, kjo e fundit shprehet në një prononcim për “THASH&THEM”, se beson tek drejtësia shqiptare. “Besoj se Prokuroria ka qenë e saktë në pretencën e dhënë. Unë jam në pritje të gjyqit që do të zhvillohet së shpejti. Besoj tek drejtësia shqiptare pasi jam e pafajshme”, është shprehur Rozi. Sipas prokurorit të çështjes Rezarta Shkurta duhet të shpallet fajtore për rrahjen e Radit si dhe të kryejë 82 orë punë të detyrueshme në Bashkinë e Tiranës. Mosmarrëveshjet midis dy këngëtareve kanë lindur që pas pjesëmarrjes në reality shoë “Vip Shtëpia” dhe më pas kanë denigruar deri në konfrontime fizike mes tyre.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com








