Rozana Radi vendos të merret me biznes

Rozana Radi vendos të merret me biznes
Këngëtarja shqiptare Rozana Radi ka vendosur ti përkushtohet biznesit dhe teatrit.



Mesa duket Rozana ka vendosur ta lërë për pak kohë muzikën dhe të merret me diçka që i sjell suksese dhe përfitime.

Ajo tashmë menaxhon një dyqan me rroba nusërie dhe ndjehet mjaft e kënaqur për këtë.



“Së bashku me një shoqen time kemi hapur një dyqan me fustane nusërie, të cilin e administrojmë së bashku. Zgjodha këtë kohë pasi kisha më shumë mundësi për të qenë e lirë dhe për faktin se bëra një pushim nga jeta artistike. Gjithashtu hoqa dorë nga angazhimet me koncerte të shumta dhe vendosa të merrem me këtë biznes. Është një punë që po më pëlqen dhe mendoj ta vazhdoj deri sa ta mendoj të arsyeshme”- ka thënë këngëtarja Radi.



Por si duket Rozana nuk heq dorë plotësisht nga arti pasi ajo po merret njëkohësisht dhe me aktrim, ku është duke realizuar një komedi.

Këngëtarja do të interpretojë me aktorët shqiptarë, Julian Deda dhe Gent Zenelaj.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë