Rrëfehet Ale Del Piero:
Në Itali, luaj vetëm me Juventus

Rrëfehet Ale Del Piero:<br />Në Itali, luaj vetëm me Juventus
Një lamtumirë e zbutur, për ta bërë sa më të lehtë largimin nga tifozët e tij më të dashur, me të cilët bashkëjetoi për 19 vjet. Pas "standing ovation" që zgjati më shumë se 16 minuta në ndeshjen kundër Atalantës, që ishte dhe e fundit si titullar, për Del Pieron ka ardhur koha e bilancit.

Një gjë është e sigurt për "Pinturichion" që nuk do luajë me asnjë fanelë tjetër në Itali, përvec asaj të Juventusit. "Në ditët e ardhshme do të bëj një analizë të të gjitha mundësine që kam, dhe fatmirësisht këtë do ta bëj në diell dhe me pushime. Me siguri do të luaj sezonin tjetër jashtë Italisë. Situata ime është e ndryshme nga ajo e Drogba. Ai ka ndryshuar skuadër disa herë" tha Del Piero.

"Nuk po mendoj një skuadër që të jetë në Champions ose një kampionat në vecanti që kam synim. Do të zgjedh situatën ideale, dhe familja ime do të më ndjekë. Falenderoj ekipet italiane, por e ardhmja këtu, nuk mund të jetë me një fanelë tjetër" tha Del Piero.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e presidentit të Iranit, çfarë do të ndodhë me Shtetin Islamik?

Vdekja e presidentit të Iranit, çfarë do të ndodhë me Shtetin Islamik?