Lorik Cana në një intervistë për gazetën norvegjeze Nettavisen rrëfen kujtimet e fëmijërisë, dëshirën për futbollin mes realitetit të ashpër të luftës, largimin jashtë Kosovës dhe suksesin me Marsejën, Gallatasarain, Sanderlendin dhe Lacion.
Largimi - "Unë isha shtatë vjeç kur unë u larguan nga Kosova në Zvicër me familjen time, si refugjatë. Kjo ishte një periudhë shumë e vështirë nw jetwn time qw do tw ngelet gjatw nw memorien time. Lufta në Kosovë më ka lënë kujtime shumë të këqija.
Post-Lufta - "Kurrë nuk e dija se sa kohë do të qëndronim në Zvicër. Gjatë kohës së qëndrimit u regjistrova në një shkollë dhe kam mësuar frëngjisht mirë. Në Lozanë kam luajtur futboll në një mjedis të këndshëm me trajnerë të mëdhenj, të cilët më mësuan shumë gjëra.
Sakrifica - "Jam një njeri pozitiv që bëj maksimumin për familjen. Një moment i vecantë ka qenë firmosja e kontratës së parë me ekipin e të rinjve të PSG. Pavarësisht të ardhurave modeste fillova që të ndihmoj edhe familjen time".
Patriotizmi - "Nuk do të pranojë kurrë që të luaja për një ekip tjetër, kurrë nuk do ta tradhtoj vendin dhe popullin tim. Do të jap maksimumin gjithmonë për ti bërë ata që të ndihen krenarë për mua".
Futbolli - "Kam mësuar shumë nga ekipet në të cilat jam aktivizuar. Në Francë te PSG dhe Marsejë kalova një periudhë shumë të mirë, po ashtu edhe te Gallatarasai. Në Angli te Sanderlendi më ka bërë shumë përshtypje dashuria që tifozët kishin për ekipin e tyre dhe respektin për futbollistët. Ndërsa te Lacio jam më pranë Shqipërisë dhe familjes sime".
Dylber Balla
/Shqiptarja.com