Aktivitetet që zhvillohen më 21 Maj 2014, synojnë të promovojnë lidhjen mes Konventës së Diversitetit Kulturor dhe trashëgimisë shpirtërore të minoriteteve, duke risjellë edhe një herë atë që shprehet se trashëgimia shpirtërore, e transmetuar nga një brez në tjetrin, rikrijohet vazhdimisht nga komunitetet dhe grupet si përgjigje e gjenisë së tyre krijuese ndaj mjedisit rrethues, ndërveprimit të tyre me natyrën dhe historinë, dhe u jep një sens të vazhdimësisë dhe identitetit, duke promovuar kështu respektin për diversitetin kulturor dhe kreativitetin njerëzor.
Ministria e Kulturës, me rastin e kësaj dite, organizon në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar, sot në ora ora 12.00 një aktivitet që do t’i kushtohet ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të minoriteteve, të titulluar “Trego kulturën tënde”. Aktiviteti ka si qëllim final evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve, që përbën dhe një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë fushë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)