Rrëfehet pacientja: Rastësia
më shpëtoi nga kanceri

Rrëfehet pacientja: Rastësia<br />më shpëtoi nga kanceri
TIRANE - M.K është një grua e cila para 7 vitesh konstatoi se ishte e prekur nga kanceri i gjirit. Ajo rrëfen historinë e saj se si e kuptoi që ishte me tumor. “Në tetor të 2005 ka qenë një fushatë sensibilizuese për kontrollin dhe kujdesin e gjoksit. Pasi pashë në televizor për këtë shkova dhe bëra një kontroll”. 57-vjeçarja tregon se kishte pasur një masë në gjoks, por nuk i kishte kushtuar rëndësi.

“Unë në fakt kam pasur një masë në gjoks, po nuk i kisha kushtuar rëndësi. Shkova në spital dhe bëra vizitë, atje me thanë që kisha kancer në gjoks. Pastaj në fund të vitit 2005 u operova. Pas operimit, në 3 dhjetor të 2005 shkova në Gjermani,ku qëndrova për 6 muaj, për të bërë kimioterapi.

Pasi u ktheva nga Gjermania, kam marrë për pesë vjet medikamente. Analizat i bëja çdo 6 muaj” thotë 57-vjeçarja nga Tirana. M.K thotë se kur e mori vësh që ishte me tumor u ndje shumë e tronditur dhe e shokuar nga ky lajm që nuk e kishte menduar asnjëherë.

“Kur e mora vesh ishte një shokim i madh për mua dhe familjen time. Të kuptoje që vdekja ishte një mundësi dhe të jetoje me makthin e saj, të shikoja fëmijët e mi që u tronditën dhe që jetonin me frikë dhe të mendoja veten time pa ta ishte një gjë shumë tronditëse” tregon 57 vjeçarja.

Ajo shprehet se si nënë që është e ndjente detyrim që t’i jepte forca familjes së saj. “Si nënë më lindi detyra t’i jepja forcë vetes dhe familjes time duke e inkurajuar dhe besuar se Zoti do të kujdesej dhe nuk do të lejonte që familja jonë të tronditej.

Në kohën që isha në terapi dhe larg familjes time shpesh ndihesha e dobët, megjithëse isha mes miqsh që kujdeseshin për mua, si nga ana fizike ashtu dhe shpirtërore. Por mungesa e familjes ishte sfidë më vete.

Një mbështetje dhe inkurajim i madh për mua ka qenë edhe bashkëshorti im, i cili çdo ditë më jepte forcë për të përballuar këtë situatë, duke pritur më të mirën për të ardhmen e familjes sonë të përbashkët.

E gjithë kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një moment errësire që kaloi shumë shpejt dhe dielli i dashurisë së Perëndisë do të shndriste në shërim, për jetën time dhe të gjithë familjes” tregon 57-vjeçarja.

M.K jep një apel për të gjitha femrat “Çdo grua duhet të jetë e kujdesshme për trupin e saj. Unë u them që të bëjnë kontrolle të herë pas hershme në mënyrë që edhe nëse kanë probleme ta kapin sëmundjen në fazën e parë të saj” përfundon ajo.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz