Rrëfehet portieri Etrit Berisha:
Kombëtarja, një privilegj i madh

Rrëfehet portieri Etrit Berisha:<br />Kombëtarja, një privilegj i madh
Një debutim ëndrrash për Etrit Berishën, portierin e ri të Kombëtares shqiptare, në ndeshjen e tij të parë historike me Shqipërinë. Berisha, i cili për momentin zëvendësin Samir Ujkanin e dëmtuar, mbrojti me sukses portën tonë, duke u treguar se është një gardian i sigurt.

I sinqertë në emocionet e tij, Berisha tha: “Isha paska i emocionuar, sepse ishte ndeshja ime e parë me kombëtaren shqiptare, por njëkohësisht e ndjeva veten të privilegjuar për zgjedhjen që bëri trajneri, të cilin e falënderoj shumë. Për mua është një nder i madh që mbroj portën e kombëtares”, tha 23-vjeçari, i cili luan me Kalmarin në Suedi.

Berisha foli edhe për konkurrencën e tij me Samir Ujkanin, për një vend titullari në portë. “E di që Ujkani është portieri i parë i kombëtares, por konkurrenca vetëm sa do t’i bëjë mirë skuadrës”. Si Ujkani (shumë pranë Palermos), ashtu dhe Berisha janë që të dy të rinj të talentuar.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Revista amerikane Skift: Pse Shqipëria po bëhet kaq popullore

Revista amerikane Skift: Pse Shqipëria po bëhet kaq popullore