Rrëfehet Shpati: Kam rrahur ish-të
dashurën, asgjë e madhe, 2-3 shpulla

Rrëfehet Shpati: Kam rrahur ish-të<br />dashurën, asgjë e madhe, 2-3 shpulla
Kujt do t’ia kishte marrë mendja se Shpat Kasapi mund të tregohej i dhunshëm me një femër dhe aq më keq akoma të vërë dorë mbi të? Epo mesa duket dashuria dhe xhelozia e detyrojnë njeriun të dalë nga vetja edhe kur bëhet fjalë për një personazh në dukje aq pozitiv sa këngëtari.

Në një intervistë për moderatoren Elita Rusi, Shpati ka rrëfyer një moment të pakëndshëm në një lidhje të mëparshme. Ai ka ushtruar dhunë mbi partneren e tij të atëhershme, pasi ajo e gënjente për të disatën herë.

“E mora në telefon dhe e pyeta ‘ku je?’ dhe ajo më gënjeu. Më tha ‘jam këtu’, por unë e pashë në një vend tjetër. Reagova ashtu si do kishte reaguar një mashkull, që është mashkull. Doja ta trembja. E kisha parë dhe njëherë tjetër, por atë herë bëra sikur s’kuptova. Hera e dytë ishte e tepërt. Ajo që i bëra s’ishte asgjë, dy ose tre shpulla. E godita kur e pashë që ishte kapur për dore me atë djalin. Normal që më kishte tradhëtuar”, e ka mbyllur Shpati të gjithë rrëfimin e tij, pa bërë publik emrin e vajzës, që pas incidentit e denoncoi në polici.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot