Rrëfehet vejusha, Robin
Williams nuk e vrau depresioni

Rrëfehet vejusha, Robin<br />Williams nuk e vrau depresioni
Vejusha e Robin Williams ka folur për aktorin në një intervistë prekëse për revistën "People". "Robin nuk e vrau depresioni," shpjegoi Susan arsyen që e çoi aktorin e njohur drejt vdekjes gushtin e kaluar.

"Depresioni ishte një prej...le të themi 50 shkaqesh, dhe ishte një simptomë e vogël. Aktori vuante nga një lloj sëmundjeje, një lloj çmendurie që përfshinte simptoma si haluçinacione vizuale, çrregullime në lëvizje dhe depresion.

Simptomat e Williams u përkeqësuan përpara vdekjes, tha bashkëshortja, por doktorët nuk mundën ta diagnostikojnë derisa iu bë autopsia. Ajo shpreson se kjo deklaratë e saj do të ndihmojë personat e tjerë që vuajnë nga e njëjta gjë.

"Vitin e fundit e kam kaluar duke u përpjekur të mësoj çfarë e vrau Robin," u shpreh Susan. "Doja të kuptoja çfarë po luftonim dhe një prej doktorëve më tha, 'Robin e dinte që po humbiste mendjen dhe se nuk mund të bënte asgjë për ta ndaluar."

Robin dhe Susan Williams u martuan në 2011. Në një intervistë realizuar një javë më parë ajo e cilësoi dashurinë me aktorin e ndjerë si "dashurinë më të bukur që mund të ëndërroja".
susan williams
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij