Rrëfimi befasues i Ancelottit:
Futbolli më ka shkatërruar 

Rrëfimi befasues i Ancelottit:<br />Futbolli më ka shkatërruar 
Trajneri i Bayern-it, Carlo Ancelotti, në një intervistë për revistën “Kicker” ka pranuar se futbolli nuk është pa “efekte anësore”.

Sipas tij, stërvitja e tepërt të shkatërron, pasojat e të cilës ai thotë se po i vuan në ditët e sotme si problemet me gjunjët apo dhe dhimbjet e shpinës. 

Nëse dikush sot më thotë se sporti të bën mirë për shëndetin, atëherë e siguroj se nuk është e vërtetë” – nisi italiani tezën e tij.

Kam luajtur për 20 vite si profesionist. Sot nuk vrapoj dot, gjunjtë i kam të mbaruar, më dhemb shpina” – argumentoi ai më tej.

Ancelotti ka luajtur për tri skuadra italiane, Parma, Roma dhe Milan. Gjithsej ai ka bërë 26 paraqitje me kombëtaren e Italisë nga viti 1981 deri në vitin 1991. “Squadra Azurra” u rendit në vendin e tretë në Botërorin e zhvilluar në shtëpi në vitin 1990, kur 57-vjeçari ishte pjesë e saj.

E gjitha kjo karrierë aktive i ka lënë mjaft pasoja teknikut. Kjo është arsyeja pse ai nuk përpiqet kurrë t’i mbingarkojë lojtarët e tij me stërvitje.

Nëse këto fjali i thotë një njeri i cili ka patur suksese te Juventus, Milan, Chelsea, Paris dhe Real Madrid, patjetër që duhen konsideruar.

Stërvitja është e rëndësishme, por në dozën e duhur. Mund të stërvitesh fort, por duhet t’i japësh mundësi trupit për të pushuar. Nuk jam trajner i cili i vret lojtarët në stërvitje. Në Spanjë thonë ‘demasiada agua mata la planta’, që do të thotë ‘shumë ujë vret bimën’. Kështu është edhe me stërvitjen”, – përfundoi Ancelotti./telesport.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos