Ditët e fundit faqet online të shtypit si dhe rrjetet sociale gëlonin me diskutime rreth intervistës së këngëtares, Alida Hisku, këngetare e njohur ne vitet e diktatures e cila per fatin e saj te keq ka qënë denuar per “veprimtari armiqesore”, siç formuloheshin rëndom akuzat në atë sistem…
-“Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut!”. . .
-“Alida Hisku rrëfen tmerret e burgut!” – ishin disa nga titujt e shtypit shqiptar, ku publikohej dhe ripublikohej intervista e kengetares Alida Hisku, e cila sot jeton në Gjermani…
Së pari Alida Hisku duhet përgëzuar për faktin që ka folur lidhur me tmerret e asaj diktature monstruoze duke sjelle dëshmi të përdhunimeve që kryheshin nga punonjësit e sigurimit te shtetit të Enver Hoxhës!…Më e mira do ishte sikur Alida Hisku të kishte dhënë edhe emrat e torturuesve që njeh dhe t'i kishte denoncuar ata persona që kanë kryer ato krime, për hir të drejtësisë, për veten e saj dhe viktimat e tjera që ndoshta nuk e kanë atë kurajo të flasin as sot e kësaj dite! Në kulturën jetësore shqiptare temat e përdhunimeve e abuzimeve me femrat janë tabu dhe viktimat gjithmonë kanë gjetur zgjidhje heshtjen, për fat të keq! Këngëtarja thotë se e deboncuan “tre persona nga Vlora”, persona të cilët ajo i ka falur! Nuk mund ta gjykojme këngëtaren në këtë pikë, pse i ka falur, është zgjedhja e saj por për hir të moralit të paktën duhej t'i thoshte publikut një gjë ; vallë a kanë kërkuar ndonjëherë falje ata të tre nga Vlora që e degdisen atë në honin e tmerreve të qelive të Sigurimit?!. . .
Alida Hisku mund të ketë gjetur komfort shpirtëror në religjion e mbase fal si Krishti por falja vjen gjithmonë mbasi kërkohet falje!. . . Jo të gjithë njerëzit njohin dhe respektojnë institucionin e Faljes, jo të gjithë njerezit kanë ndergjegjie që i vret dhe i bën të vuajnë! Për të tillët, qe s’kanë ndërgjegje bota demokratike ka nxjerrë ligje dhe u jep dënimin që meritojnë!…Por prapë e theksojmë është e drejta e saj të falë!
E pyetur pse nuk denoncon sigurimsat dhe gardianët që bënë ato mynxyra, këngëtarja Alida Hisku thotë se “nuk mund të flas sot konkretisht, pasi ai sigurim që ka qenë atëherë është edhe sot. Atëherë ishte një sigurim që shfrytëzohej nga pushteti, sot shfrytëzohet prej lekut”. . . Afërmendsh kjo, ata kriminelë sigurisht janë sot në poste drejtuese të shtetit demokratik sepse nuk u ndëshkuan asnjëherë! Dhe në këtë pikë edhe Alida Hisku ka fajin e saj! Ka fajin sepse duke mos përmendur emra ka ndihmuar në krijimin e një kulture shumë negative që lulëzoi në Shqipërinë e mbas vitit 1991 ;
-KULTUREN E MOSNDESHKIMIT…
Kriminelet e diktatures komuniste nuk u dënuan asnjëherë…Sepse asnjëherë, asnjë nga forcat e ashtuquajtura demokratike, nuk shfaqi vullnet për të dënuar krimet e asaj diktature! Me slloganin manipulativ :
– “TE GJITHE BASHKEFAJTORE E TE GJITHE BASHKEVUAJTES”, Sali Berisha lideri i opozites në fushatën e vitit 1992 i vendosi gurin e varrit drejtesisë së epokës post-komuniste! U sajuan ca gjyqe qesharake për bllokmenë që kishin abuzuar me kafe dhe limonata dhe me aq u harruan 47 vite dhunë e repression, 47 vite terror, burgje e internim per qindra-mijëra shqiptarë që u vranë, u burgosën e internuan neper kampe pune…Kjo gjë pritej nga të ashtuquajturat forca demokratike, nuk pritet nga bijtë e bijat e bllokmenëve, nipërit dhe mbesat e tyre!
Kur njeriu lexon ato dëshmi rrënqethëse të Alida Hiskut sigurisht tronditet!…Por ato dëshmi nuk janë të vetmet! Nuk janë vetëm dëshmitë e saj, janë dëshmitë e të nderuarës Rukije Rama, të cilës ju shkatërrua jeta nga një sigurims, jane dëshmitë e sa e sa grave dhe vajzave që ju nxi jeta në atë kohë! Janë dëshmitë për gratë shtatzëna që janë pushkatuar! Të gjitha lënë në harresën e këtyre viteve te ashtequajtura demokraci…Një gjë duhet të mbajmë parasysh kur lexojmë ato rradhë nga Alida Hisku apo Rukije Rama. . .
-“Si ka mundesi qe nje sigurims shqiptar e bir shqiptari, te kryeje ato makabritete ne qeli e mbas pune te shkoje i qete ne shtepi, te ulet e te haje darken perballe se emes ose se motres nese ka qene beqar!? Si kane mundur te sillen normal!? Si ka mundesi qe ata sigurimsa qe ishin vete bij nenash, qe kishin vete gra e vajza, te benin ato makabritete e pas pune te dilnin te qete ne xhiron e mbremjes me gruan dhe vajzen e vet!?. . . Çfare soj monstrash paskan qene keta njerez!? Nga mbinë keto perbindesha ne mesin tone? Çfare mallikimi kishte rene mbi ne shqiptaret qe te kishim te tille bashkekombas ne mesin tone!?Shqiptarë qe kryenin keto krime ndaj grave dhe vajzave shqiptare!?. . . Ato ndodhën e sot eshte e kote te mendojme pse e tek!…Por qe nuk u ndëshkuan asnjeherë, kjo nuk falet! Ato përbindësha duhej te ishin ndëshkuar qe ne vitet e para te demokracisë! Dhe duhej te ishin denuar me ligjet e sistemi të diktatures! Sepse sistemi diktatorial ka pasur nje seri ligjesh qe vertete shperfillnin çdo te drejte te njeriut por askund dhe asnjehere nuk ishte shkruar me ligj qe te perdhunohej nje person nen akuze! Kjo veper eshte abuzim qe deri edhe me ligjet e asaj diktature ishte e denueshme! Ligji u kerkonte sigurimsave te merrnin ne pyetje personin e ndaluar por jo ta perdhunonin! Kete monstruozitet sigurimsat e kane kryer nga DEVOTSHMËRIA!. .
Nuk e kanë kryer nga ZBATIMI I LIGJIT!. . . Eshtë e vërtetë që ashtu ishte koha, është e vertetë që dikush do i kryente ato krime, por ne nuk duhej të kërkonim që të dënoheshin ata që zbatuan ligjet e Kushtetutes komuniste të RPSSH-së…Jo, Ne duhej të kërkojmë të denohen ata që tejkaluan ato ligje dhe u treguan TE DEVOTSHËM!. .
Nuk mund të dënoheshin për zbatimin e ligjit, por duhej të dënoheshin për shkeljen e atyre ligjeve, për DEVOTSHMERINE e treguar! Për shembull ligji i asaj kohe parashikonte që kur të arrestohej një njeri, i duhej thënë “Në emër të popullit je i arrestuar!” dhe t'i viheshin prangat, por asnjë ligj i asaj kohe nuk kërkonte që personi që arrestohej të rrihej e poshtërohej në sy të bashkëshortes, fëmijëve, nënës, motrës! Asnjë ligj nuk parashikonte që i arrestuari të mirrej zvarrë shkallëve të pallatit, si e si që të ngjallej terror të gjithë lagjen! Pastaj vinte qelia, tmerri i torturave, burgu, internimi I familjes dhe te gjithe keto kane pergjegjes!…Përgjegjës që asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk u ndëshkuan!
MOSNDESHKIMI u bë pastaj praktikë jetësore në Shqipërinë e mbas viteve ’90…Dhe kjo praktikë është burimi i të gjithë të këqijave të sotme! Sepse problemi është se kur nuk ndëshkohet e keqja atëherë të duhet të jetosh me të!. . . Gjithë ato kriminelë që nuk u ndëshkuan asnjëherë nuk ikën gjëkundi…Të gjithë janë në mesin e shoqërise shqiptare! Ata janë aty, të pandëshkuar, të pa-penduar ndonjëhere për çfare bënë! As nga aspekti ligjor dhe as nga aspekti fetar, ata asnjehere nuk njohen ndeshkim!
Në aspektin ligjor duke u dënuar për DEVOTSHMERINE e nga aspekti religjoz nuk u PENDUAN, sikur ta zeme se kane ndergjegjie…Shoqeria shqiptare zgjodhi te bashkejetoje me kete te keqe ne mesin e saj, nuk u distancua ndonjehere prej saj!Te paret ish-anetaret e thjeshte te PPSH-se, ata anetare qe gjithe jeten nuk njohen asnje privilegj nga qënia anetar i asaj partie por qe ne vitin 1991 moren mbi shpine pergjegjesite e diktatures!Ata vete duhej te kishin dale te paret dhe te kishin thene :
-“Ne që nuk ndamë asnjë privilegj me ju drejtuesit e PPSH-se, ju qe rrethuat Bllokun me gardh telash, nuk kemi pse të ndajmë sot përgjegjësitë e bëmave tuaja kriminale!”…
Por nuk e bënë këtë dhe zgjodhën të jetonin me të keqen!
Kur një shoqëri nuk e ndëshkon të keqen atëherë ajo shoqëri është e dënuar të bashkëjetojë me të! Pajtimi me të keqen bëhet preçedent dhe sjell edhe më shumë të këqija.
Dhe saktësisht, kjo është ajo që u ka ndodhur shqiptarëve në këto 25 vite të ashtuquajtura demokraci! E keqja nuk shkoi askund, ajo eshte aty, aktive, si nje virus aktiv, i paluftuar që gjallon sot në trupin e kryeministrave, ministrave, deputeteve! Virus qe dita-dites po ja merr frymën atij vendi! Eshte i njejti virius qe ka pesuar mutacion gjenetik dhe është shndërruar në : KORRUPSION!
Mos u habitni…Korrupsioni i sotem është vazhdimësi e atij degradimi moral të ndjeshëm që ka nxjerrë krye sot në kushte e rrethana tjera!. . . Por është i njëjti!
/Shqiptarja.com