“Nëse ata do ta dinin se unë po flas me ju, do të isha një njeri i vdekur”, thotë Muhamed. Një djalosh i ri me një anglishte të pastër. Muhamedi vjen nga qyteti sirian i Rakkas, kryeqyteti de facto i të ashtuquajturit Shteti Islamik. Kërcënimet e ardhura nga grupimi islamik janë shkaku kryesor pse mijëra persona nga ky qyteti po lënë Sirinë për të shkuar në Europë.
Dhe teksa jemi ulur në Stadiumin e Edirnes, Turqi, shohim më shumë se 2 mijë persona që janë mbledhur me synimin për të kaluar Turqinë me destinacion Greqinë. Muhamedi më bën një përmbledhje të jetës së “Kalifatit”.
“Në fillim, kur ata erdhën, u duk sikur erdhi shpëtimi pasi përzunë forcat e regjimit të Assad. Por më pas ata u bënë më të rreptë dhe shtuan kontrollet. Ata na u imponuan me rregullat e tyre. Kushdo që i sfidonte ose ishte i dyshuar për spiunime, qoftë edhe një intervistë me gazetarët, i pritej direkt koka”, rrëfen Muhamed.
Ai vazhdon rrëfimin me një vështrim të menduar dhe të trishtë.
“Xhihadistët kanë një rrjet të madh inteligjence dhe shumë specialistë të huaj punojnë për ta dhe i informojnë për çdo gjë. Kam parë gjermanë, çeçenë, turq, sauditë dhe tunizianë. Ata janë syri i fajkoit të ISIS që kapin çdo gjë, madje edhe ne”, thotë siriani.
Burg për duhanpirje
E pyes Muhamedin se çfarë ndryshimesh ka parë që prej pushtimit nga ISIS deri në momentin që flasim.
“Deri para pak muajsh ne kishim internet në shtëpi. Por tani as që e ëndërrojmë një gjë të tillë. Ne shkojmë në një internet kafe dhe xhihadistët vijnë e na kontrollojnë për të parë se në çfarë faqesh futemi. Kemi vetëm dy orë energji elektrike në ditë. Madje ka zëra që thonë se do të na heqin antenat satelitore nga shtëpitë në mënyrë që të shohim në TV atë që duan ata”, rrëfen Muhamed.
“Çmimet e ushqimeve po rriten çdo ditë. Na kanë ndaluar madje edhe të tymosim duhan. Më kapën një herë me cigare dhe më futën në burg për një ditë, madje më dhanë edhe 20 goditje me kamzhik”, vijon rrëfimin ai.
Por veç kësaj Muhamedi tregon edhe për rregullat absurde të ISIS për të imponuar rregullat e tyre.
“Nuk na lënë të rruajmë mjekrën. Kushdo që rruhet do të futet në burg dhe do të rrihet me kamxhik”, thotë Muhamed. Flamuri i zi i Shtetit Islamik valëvitet në qytetin e Rakkas dhe në çdo ndërtesë zyrtare ka sloganin “Islamic State” të shkruar në të.
Por si njihen militantët islamikë?
“Ata mbajnë armë në çdo kohë. Kur shikon vështrimet e qytetarëve sirianë sheh frikë dhe tmerr në sytë e tyre. Çdokush është i frikësuar se mund të thotë një fjalë të gabuar dhe përfundon në burg, ose më keq se aq. Ne të gjithë e duam Islamin, por ky nuk është Islam”, thotë i menduar Muhamed.
Rikthim në Rakka?
Muhamedi dëshpërimisht kërkon të shkojë në Europë, por në pamundësi për të paguar 2 mijë dollarë për një udhëtim të sigurt, ai ka zgjedhur të shkojë me gomone në Greqi, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.
Por megjithëse Europa vendosi të pranojë 120 mijë emigrantë, Muhamedi nuk do të jetë një prej tyre. Këta emigrantë do të zgjidhen nga ata që tashmë kanë shkuar në Europë. Jo ata që janë në Greqi apo Turqi. Sirianët që janë ende në Turqi do të inkurajohen të rrinë në Turqi, por Muhamedi e refuzon një ofertë të tillë.
“Këtu nuk mund të bëj një jetë normale. Fitoj shumë pak dhe turqit nuk na duan nëpër këmbë. Nëse nuk shkoj në europë do të kthehem në Rakka. Atje do të jetoj me litar në fyt, por të paktën do jem me familjen time”, thotë Muhamedi i përlotur.
Është instikti njerëzor për sigurinë e jetës që po drejton mijëra emigrantë drejt Europës.
Dhe ndërkohë që Shteti Islamik shton kontrollin dhe mizoritë në Siri dhe Irak, njerëzit si Muhamedi. Do të ndjekin rrugën e tyre drejt strehës së vdekjes!
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com