Në veri të Francës, në qytetin Calais, një vajzë e vogël është rrëmbyer e vetëm pak orë më pas është gjetur e vrarë.
Vogëlushja Chloe, 9 vjeç, është rrëmbyer ndërsa ishte me nënën e saj në një park lojrash, nga një person me kombësi polake.

Autori i dyshuar është ndaluar nga policia, sipas së cilës mësohet se e ka pranuar rrëmbimin dhe vrasjen e vogëlushes. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar gjithashtu se edhe e ka përdhunuar 9 vjeçaren.
E ema po e çonte vajzën në një kurs kërcimi, por ka ndaluar për pak, dhe ka qenë ky momenti fatal kur e bija i është rrëmbyer para syve nga personi që e ka marrë në krahë dhe është larguar me një makinë, në pak sekonda.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)