Rrëshqitje dherash,toka nën ujë,
errësirë, ja situata në Shkodër

Rrëshqitje dherash,toka nën ujë,<br />errësirë, ja situata në Shkodër<br>
Problemeve nga reshjet e dendura të shiut nuk iu ka shpëtuar as qyteti verior i Shkodrës. Është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë i qytetit, për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik, prej ku furnizohen pompat e Ujësjellësit.

Njoftimi i plotë nga Shkodra:
Njoftohen të gjithë qytetarët se për arsye të punimeve në rrjetin elektrik, në nënstacionin Shkodra 1 ka pas stakim të energjisë elektrike, nga e cila furnizohen pompat e Ujësjellësit, për këtë arsye kemi pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në qytet. Punëtorët e OSHEE dhe ato të ujësjellësit janë angazhuar që mbrëmë për ta riparuar këtë defekt dhe pas disa orë furnizimi me ujë do të vijojë normalisht.

• Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe administratorëve të pallateve, që të stakojnë pompat individuale për t’i mos i shkaktuar defekte.

• Me ardhjen e ujit, mbani rubinetin hapur për disa minuta për shpërlarjen e tubacioneve para përdorimit te ujit.

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet jo problematike. E gjithë struktura ka qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditës, në çdo njësi administrative dhe në qytet, përfshirë këtu forcat e MNZ dhe të Ujësjellësit. 

Më në detaje ju informojmë si më poshtë:

I. Në qytetin e Shkodrës.

Situata paraqitet normale. Kopshtet, çerdhet dhe shkollat funksionojnë normalisht, por proçesi mësimor është ndërprerë. Nuk kemi probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm me përjashtim të disa kufizimeve të pjesshme. Kjo për shkak të djegjes së transformatorit në nënstacionin Shkodra 1. Nuk ka probleme me kullimin e rrugëve në qytet dhe rreth qytetit. Ka pasur pemë të rrëzuara nga era në rrugën Kardinal Mikel Koliqi. Ka shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike në lagje të qytetit.

II. Në njësinë administrative Rrethina:

Situata paraqitet normale. Kopshtet dhe shkollat funksionojnë normalisht por mësimi është ndërprerë si për të gjithë vendin. Mungon energjia elektrike në disa fshatra. Gjatë pasditës së ditës së djeshshme është bërë shpëtimi i dy personave të cilët kishin mbetur në mes të lumit Kir .Ky shpëtim u bë me ndërhyrjen e M.Z.SH, Forcave Policore , F.N.Sh. , punonjësve të Ujësjellësit.

III. Në njësinë administrative Shosh:

Në njësinë administrative Shosh gjatë pasditës së ditës së djeshshme nuk ka furnizim me energji elektrike. Në disa akse gjatë pasditës së ditës së djeshshme ka pasur rrëshqitje dheu në rrugën Kir-Shosh dhe rruga ka qenë problematike për të lëvizur. Kopshtet dhe shkollat funksionojnë normalisht por mësimi është ndërprerë si për të gjithë vendin.

IIII. Në njësinë administrative Bërdicë:

Në njësinë administrative Bërdicë situate paraqitet normale.. Shkollat, qendrat shëndetësore janë në funksion dhe nuk ka problem por proçesi mësimor është ndërprerë. Mungon energjia elektrike ne 2 fshatra : Mali Hebaj, dhe Bëltojë.

V. Në njësinë administrative Guri i Zi:

Në Nj.Ad.Gur I Zi aktualisht nuk ka problem me energjinë elekrike . Gjatë mbrëmjes ka pasur shkëputje për rreth 3 orë të energjisë elektrike. Kopshtet dhe shkollat funksionojnë normalisht por mësimi është ndërprerë si për të gjithë vendin. Niveli I ujit është drejt rënies.

VI. Në njësinë administrative Postribë:

Në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Postribë ka energjia elektrike. Qendrat shëndetësore janë në funksion dhe nuk ka probleme. Kopshtet dhe shkollat funksionojnë normalisht por mësimi është ndërprerë si për të gjithë vendin. Prurjet e Lumit Kir kanë pësuar rënie .

VII. Në njësinë administrative Dajç:

Në Nj. Ad. Dajç furnizimi me energji elektrike mungon ne disa fshatra : Dajc, Samrish i Vjetër, Samrish i Ri, Rrushkull , Belaj, Pentar, Suka, Mali Gjymtit. Qendrat shendetësore jane te hapura. Mungon furnizimi me ujë të pijshëm në fshatrat : Suka, Samrish i Ri , Pentar. Kopshtet dhe shkollat funksionojnë normalisht por mësimi është ndërprerë si për të gjithë vendin.

VIII. Në njësinë administrative Velipojë:

Në Njësinë administrative Velipojë, situata paraqitet normale. Të dy hidrovoret janë në punë. Qendrat shëndetësore funksionojnë normalisht . Kopshtet dhe shkollat funksionojnë normalisht por mësimi është ndërprerë si për të gjithë vendin.

IX. Në Njësine administrative Shalë:

Në Nj.Ad Shalë gjatë ditë ditës së djeshme ka pasur mungesë të energjisë elektrike, e cila pritet të zgjasë pasi ka prezencë të madhe të zhavorrit në stacionin e Ndërlysës.. Ka pasur reshje shiu dhe shumë erë. Si pasojë e reshjeve ka pasur rrëshqitje dheu dhe dëmtime të rrugës në shumë vende. Kopshtet dhe shkollat funksionojnë normalisht por mësimi është ndërprerë si për të gjithë vendin.

X. Në njësinë administrative Ana e Malit:

Në Nj.Ad Ana Malit ka mungesë energjie elektrike në të gjithë njësinë. Nga reshjet e shiut gjenden 10 ha tokë të përmbytura në Muriqan ndërsa në fshatrat e tjerë situata paraqitet normale. Gjithashtu mungon uji i pijshëm.

XI. Në njësinë administrative Pult:

Në te gjithë fshatrat e njësisë administrative Pult gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur furnizim me energji elektrike. Gjatë ditës së djeshme është bllokuar rruga e makinës në fshatrat Pog, Xhan, Plan-Gjuraj, Brucaj. Ka pasur rrëshqitje dherash nga gërryerjet e lumenjve. Rruga nga Prekali – Mali Shoshit është bllokuar për arsye të shkarjeve të dheut. Ka pasur rrëshqitje të tokave bujqësore dhe shembje të mureve. Gjithashtu si pasojë e motit janë dëmtuar 7 mullinj që shërbejne për bluarje misri dhe ka pasur dëmtime të bazës ushqimore. Janë dëmtuar edhe disa pemë frutore.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari