Shkak i kërkesës së politikanëve gjermanë është bërë rrëzimi i avionit malajzian në Ukrainë, ku vdiqën 298 perona, mes tyre 193 holandezë, për të cilin fajësohen pro-rusët të mbështetur nga Moska zyrtare. Fuchs shprehet se kufijtë e Rusisë nuk janë të kontrollueshëm për të vendosur sanksione mbi importet, por heqja e Botërorit do kishte ndikim.
Në mbështetje të kësaj ideje ka dalë edhe ministri i Landit Hessen, Peter Beuth, i cili shprehet se “Nëse Putin nuk është aktiv në sqarimin e rrethanave të rrëzimit të avionit, është e paimagjinueshme që Botërori i vitit 2018 të mbahet në Rusi”. Por qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat nga aleatët e Kancelares Angela Merkel, për të ndaluar Rusinë për organizimin e Botërorit të 2018 deri në përfundimin e plotë të hetimeve për shkaqet e rrëzimit të avionit.
d.b/shqiptarja.com