Rrëzimi i avionit rus, Egjipti
Nuk ka prova për akt terrorist

Rrëzimi i avionit rus, Egjipti<br />Nuk ka prova për akt terrorist
Zyrtarët e Egjiptit kanë njoftuar se kanë përfunduar hetimet për rrëzimin e avionit rus në Gadishullin Sinai, në muajin tetor dhe nuk kanë gjetur shenja se kjo tragjedi me 224 të vdekur është shkaktuar nga bomba.

Ministria e Aviacionit Civil e Egjiptit në një deklaratë për mediat thekson se grupi i ekspertëve deri më tani nuk ka gjetur asnjë provë që rrëzimi i avionit rus të jetë një akt terrorist. 

Zyrtarët rusë dhe perëndimorë kanë thënë se rrëzimi është shkaktuar nga bombë, ndërsa një organizatë militante me seli në Egjipt që ka lidhje me grupin ekstremist ISIS ka marrë përgjegjësinë.

Drejtori i shërbimit të sigurisë federale të Rusisë, Aleksandr Bortnikov, ka thënë pas hetimeve, se avioni është rrëzuar për shkak të shpërthimit të bombës brenda në avion. Sipas tij, sasia e eksplozivit ishte e njëjtë me një kilogram dinamit

Sipas mediave ndërkombëtare, ky përfundim i autoriteteve egjiptiane është bërë për të ulur frikën e turistëve, të cilët pas këtij sulmi kanë braktisur Egjiptin, duke i shkaktuar vendit humbjen e miliona dollarëve fitime.
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës