Arabia Saudita, vend ku aktiviteti sportiv i femrave në publik është i ndaluar, do të lejojë për herë të parë gratë që të marrin pjesë në lojërat Olimpike. Këtë njoftim e bëri publik ambasada saudite në Londër, duke rrëzuar një tabu të lashtë.
"Komiteti Olimpik Saudit, do të mbikëqyrë aktivitetin dhe përgatitjen e atleteve që janë në gjendje të kualifikohen për në Olimpiadë" thuhet në njoftimin e Arabisë. Tema e sportit femëror është mjaft e ndjeshme në Mbretërinë ultra konservatore me ligje "uahabiste" islamike. Gratë në këtë vend nuk lejohen as që tu japin makinës. Madje në 2009, autoritetet saudite mbyllën edhe palestrat sportive për femra.
Kur duhen edhe pak ditë nga Olimpiada e Londrës, Komiteti Saudit Olimpik tha se e vetmja grua që ka arritur normat, është Dalma Rushdi Malhas, një sportiste e goditjes me hark, 20 vjec. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com