Policia Kufitare në Morinë po shpërndan çdo ditë boroshura posaçërisht vetëm për pushuesit nga Kosova, ku në brendësi të tyre , pushuesit kosovarë kanë gjithë informacionin e nevojshëm, si dhe numrat e kontaktit me Policinë Shqiptare në rast nevoje .Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, Komisar Ermal Haxhi ka theksuar se falë këtij bashkëpunimi është përballuar me sukses fluksi i jashtëzakonshëm i pushuesve kosovarë që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.
"Jemi në pikun e fluksit veror, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë kosovarë, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar. Nga ana e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Kosovare, janë marrë masa të theksuara në drejtim të hyrje-daljeve, kryesisht është shtuar numri i personelit, janë hapur sportele shtesë, gjithashtu kemi punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për t'u ardhur në ndihmë dhe për të mos krijuar radhë të gjata."
" Policia e Shtetit, enkas për pushuesit kosovarë, ka prodhuar edhe një broshurë në të cilën ka informacion të detajuar dhe numra telefoni dhe për çfarëdo lloj problematike, pushuesit kosovarë t'i drejtohen Policisë së Shtetit me informacionin e nevojshëm dhe numrat e telefonit që gjenden në këtë broshurë,"- wshtw shprehur Ermal Haxhi, Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë.
Ndërkohë, Policia Kufitare në Morinë dhe ajo Kosovare, po bashkëpunojnë dhe kordinojnë veprimet, duke aplikuar masa lehtësuese me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eleminimin e vonesave për pushuesit. Fluksi i lëvizjes së udhëtarëve në doganën e Morinit, është shtuar ditëve të fundit. Pjesa më e madhe janë nga Kosova, të cilët zgjedhin breg-detin shqiptar për të kaluar pushimet verore.
Pavaresisht se ne doganen e Morinit punohet me 7 sportele ne hyrje e 3 ne dalje nuk janë eliminuar rradhët e mjeteve qe kerkojne te hyjne ne Shqiperi. Rreth 60 mijë shtetas, gjatë ditëve të fundit, kanë përpunuar të dhënat e tyre në sportelet hyrëse të Morinit.Në përballim të fluksit verorë policia shqipatre dhe ajo kosovare vijojnë patrullimin e përbashkët në “Rrugën e Kombit”. Janë 7 patrullime të dy policive që kontrollojnë trafikun e autostradës, pasi periudha e verës shënon lëvizjen më të madhe të automjeteve.