Rrahën për vdekje 23 vjeçarin britanik që tentoi t’u vidhte kanabisin, tre shqiptarët dënohen me 46 vite burg në total

Rrahën për vdekje 23 vjeçarin britanik që tentoi t’u vidhte kanabisin, tre shqiptarët dënohen me 46 vite burg në total

Tre shqiptarët e dënuar, Nushi, Dhana dhe Aliaj

Tre shqiptarë të cilët dhunuan për vdekje një 23 vjeçar britanik pasi ky i fundit u përpoq t’u vidhte kanabisin, janë dënuar me burg. Josif Nushi, Mihan Dhana dhe Hysland Aliaj u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në vrasjen e Tomasz Waga. Trupi i të riut britanik u gjet i pajetë në një cep rruge në Carfdiff.

Përkatësisht, 28 vjeçari Nushi u dënua me 20 vite burg, Dhana me 16 vite burg ndërsa Aliaj me 10 vite burg. Ngjarja e rëndë u zbulua në 28 janar të vitit 2021 dhe pas hetimeve, oficcerët britanikë zbuluan një shtëpi bari ku qëndronin tre shqiptarët të cilët kultivonin kanabis.

Viktima kishte tentuar të hynte në shtpinë e shqiptarëve së bashku me 4 persona të tjerë të cilët kishin arritur t’ja mbathnin ndërsa i riu u kap nga anëtarët e bandës shqiptare dhe u dhunua për vdekje.

deklaratën e dhënë para gjykatës në tetor, të rinjtë shqiptarë thanë se nuk donin ta vrisnin 23 vjeçarin birtanik por vetëm ta trembnin. Ndërkohë dy të arrestuarit e tjerë Gledis Mëhallla dhe Mario Qato janë lënë të lirë për shkak të mungesës së provave kundër tyre.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë