Rrahin dhe vjedhin të moshuarin
arrestohen tre të rinjë në Vlorë

Rrahin dhe vjedhin të moshuarin<br />arrestohen tre të rinjë në Vlorë
VLORË - Tre të rinjë janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi akuzohen për vjedhjen e një të moshuari të cilin e kanë grabitur. Gjatë një konference për median, Drejtoria e Policisë Vlorë tha se, ka vënë në pranga, Agludo Lefter Fistaj 24 vjeç, Arbër Esat Fistaj, 20 vjeç dhe Bledar Yrjet Çunaj, 24 vjeç, të tre banues në Orikum.

Ndalimi i këtyre personave është bërë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se më datë 31 gusht 2013 rreth orëve të vona të natës, në fshatin Dukat Fushë, kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet L. H., 80 vjeç, të cilit i kanë vjedhur me dhunë (duke ushtruar dhunë fizike) një shumë të konsiderueshme parash.

Policia po heton edhe disa vjedhje të tjera, pasi dyshohet se këta të rinj janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Orikumit dhe Dukat Fushë.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ministrja Koçiu: Dhuna e  depresioni, sfida që shoqëria mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ministrja Koçiu: Dhuna e depresioni, sfida që shoqëria mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit