Rrahja e modeles, reagon ish-banorja e BBK: Merruni me burrat, jo me vajzat që ata ju tradhtojnë

Rrahja e modeles, reagon ish-banorja e BBK: Merruni me burrat, jo me vajzat që ata ju tradhtojnë

Juliana Nura, ish-banore e Big Brother Kosova, ka reaguar lidhur me rastin e rrahjes së modeles Klea Prenga në Shqipëri, një incident që ka shkaktuar shumë diskutime në media dhe rrjete sociale.

Dyshohet se Prenga u rrah nga ish-banorja e Big Brother VIP Albania 1, Antonela Berisha, dhe motra e saj, të cilat janë shpallur në kërkim nga policia.

Sipas akuzave, arsyeja e këtij akti ishte se modelja kishte pasur një lidhje me burrin e motrës së Antonelës.

Në reagimin e saj, Xhuli, siç e njohin ndjekësit e saj, shprehet kundër mënyrës se si është trajtuar situata. Ajo thekson se gratë duhet të përballen me burrat e tyre nëse ata tradhtojnë dhe jo me gratë me të cilat janë përfshirë.

“Përshëndetje! Është e premte. Dua të ju uroj një fundjavë sa më të mirë. Për mua nuk ka rëndësi se punoj edhe gjatë fundjavës.

Por, dua të them diçka në lidhje me rastin që paska ndodhur, ku Antonela dhe motra e saj e paskan kapur një vajzë që paska pasur lidhje me burrin e motrës së Antonelës.

Oj budallica! Unë fal që po ju them kështu, por të gjithë jeni budallica. Fajin nuk e ka ajo që ka pasur lidhje me burrin, sepse nuk e ka ditur që ai është i martuar.

Fajin e ka burri që tradhton gruan e tij me dikë që është beqare. Vajza është beqare, ajo nuk ka faj. Fajin e ka burri yt që është me unazë dhe ka një grua në shtëpi, që rrit fëmijën tuaj dhe ai shkon te dikush tjetër.

Kapeni burrin tuaj në shtëpi dhe përballuni me të, sepse kjo është e paarsyeshme. Merreni në gjyq, ndani pasurinë, bëni çfarë të doni, por mos fajësoni vajzën që është e pafajshme. Fajin e ka burri yt, prandaj përballuni me atë.

Në fund, dua të them se më mirë është një ndarje me dhimbje të shkurtër sesa një dhimbje e pafund, që shpesh është martesa“, tha Xhuli ne nje video te postuar ne rrjetet sociale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit