Rrahmani lë Shqipërinë për Kosovën:
Ndër vendimet më të vështira në jetë

Rrahmani lë Shqipërinë për Kosovën:<br />Ndër vendimet më të vështira në jetë
Amir Rrahmani zgjedh Përfaqësuesen e Kosovës për të vazhduar karrierën e tij. Mbrojtësi i RNK Splitit ka vendosur të largohet përfundimisht nga Kombëtarja Shqiptare për të veshur fanellën e Kosovës duke pasuar Milot Rashicën, Alban Mehën dhe Herolind Shalën.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ish mbrojtësi i Partizanit thekson se ngjyrat kuqezi do të mbeten në zemrën e tij, por gjatë ditëve të fundit është detyruar të marrë një venim shumë të vështirë, atë të shkëputjes nga Shqipëria për të përfaqësuar skuadrën e vendlindjes. 
 
"Për disa vite e në shume ndeshje, barta me krenari fanellën e Kombëtares, qoftë ekipit Shpresa, qoftë te ekipit të pare. Në çdo sekondë të stërvitjeve dhe punës u mundova të jap maksimumin tim, për ato ngjyra qe gjithmonë do të mbesin në zemrën time, ashtu siç janë në zemrën e çdo shqiptari.
 
Sot mora një prej vendimeve më të vështira në jetën time, sot vendos që karrierën sportive ta vazhdoj me vendin në të cilin kam lindur, me Kosovën që me identitetin e ri, synon të pushtojë shtigje të reja dhe të marrë suksese të reja.

Vendimi për të vazhduar me Kosovën nuk është vendim kundër Shqipërisë, përkundrazi tregon se ne vazhdojmë të jemi shumë të lidhur dhe nga njëri ekip mund të kalojmë te tjetri, duke e kuptuar vendimin në mënyrë më të drejtë të mundshme!!!
 
Kosova ka nevojë për përfaqësim sa më të mirë si një shtet i ri dhe shpresojmë t'i bëjmë krenarë të gjithë shqiptaret ashtu siç Shqipëria i bëri krenar.

Dua të falenderoj Kombëtaren Shqiptare, drejtuesit e FSHF-së , trajnerët dhe tifozët kuqezi për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe sa isha pjesë e Shqipërisë.
Me respekt Amir Rrahmani
", ka shkruar mbrojtësi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron