Gjykata e Tiranës ka dënuar një 57-vjeçare për dhunë në familje, rasti  jo i zakontë që ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar bëhet edhe më i çuditshëm ku paditësi është dhëndri i saj.
 
Para oficerëve të Policisë, i dëmtuari B.D  ka pohuar se vjehrra e kishte qëlluar me një mjete të fortë, duke i lënë edhe shenja. Gjithë skena sipas dhëndrit kishte ndodhur në mes të rrugës, para syve të vajzës së tij të mitur, 2 vjeçare.
 
57-vjeçarja Adelina Naçe ka përfunduar si e pandehur në Gjykatën e Tiranës dhe pra pak ditësh, më 7 prill, togat e zeza të kryeqytetit kanë përfunduar gjykimin e saj duke e dënuar me 1 vit burg.
 
Por fatmirësisht e pandehura nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, për shkak se Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit të saj me burg. Ajo do të qëndrojë në liri me kusht për një periudhë 2­-vjeçare, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)