Prishtinë/ Dhunoi për vdekje të dashurën 18 vjeçe, autori del para gjykatës me jelek antiplumb: Nuk them që jam i pafajshëm

Prishtinë/ Dhunoi për vdekje të dashurën 18 vjeçe, autori del para gjykatës me jelek antiplumb: Nuk them që jam i pafajshëm

KOSOVË- Autori i vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmanit, krim që tronditi të gjithë opinionin publik, ka dalë sot para gjykatës. I veshur me jelek antiplumb dhe i shoqëruar nga 5 policë, Dardan Krivaça, i akuzuar për përdhunimin dhe torturimin deri në vdekje të bashkëshortes, në bashkëpunim me shokun e tij, Arbër Sejdiu.

Krivaça nuk ka pranuar të flasë në senacën gjyqësore, ndërsa shoku i tij Sejdiu deklaroi se ishte i pafajshëm.

“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”, tha fillimisht Krivaqa, e pastaj u mbrojt në heshtje.

Mediat kosovare raportojnë se Krivaça ka qarë gjatë seancës. Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu akuzohen për veprën penale varsje me dashje. 

Të pranishëm në seancë kanë qenë edhe prindërit e Marigona Osmanit.

Pak para mbërritjes së Krivaçës, aktivistët e ‘Kolektivit Feminist’, zhvilluan një protestë në hyrje të gjykatës, me pankarta në të cilat shkruhej ‘Ne nuk harrojmë’.

Vrasja e Marigona Osmanit ka tronditur opinion publik në mbarë vendin. 18-vjeçarja nga Ferizaj i Kosovës u dhunua nga bashkëjetuesi Dardan Krivaqa. Referuar raportit mjekoligjor, dyshohet se 18-vjeçarja është dhunuar për dy ditë rresht, duke pësuar politraumë, thyerje të gjymtyrëve. Ndërsa dyshohet se Dardan Krivaqa së bashku me shokun e tij, Arbër Sejdiun, e lanë të vdekur në derën e spitalit 24 orë pasi e vranë. Ngjarja ndodhi në gusht të 2021.

Në një prononcim për Report Tv, babai i të ndjerës është shprehur se Marigona Osmani kishte dy muaj që jetonte me Dardan Krivaqën, ndërsa ai nuk e dinte që 29-vjeçari kishte të shkuar kriminale. Me dhimbjen e madhe ai ka thënë se vdekjen e vajzës e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas kishte shkuar për të identifikuar trupin e pajetë të të resë, që u gjet në derën e spitalit në Ferizaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Autori i vrasjes së 18-vjeçares del në gjyq, aktivistët në protestë para gjykatës në Prishtinë: Ne nuk harrojmë

Aktivistët e ‘Kolektivit Feminist’ kanë organizuar një protestë para mbajtjes së gjyqit për Dardan Krivaçën dhe Arbër Sejdiun, të cilët akuzohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmanit. Ata kanë vendosur pankarta në dyert e gjykatës në të cilat shkruhet ‘Ne nuk harrojmë’, ndërsa në një tjetër pankartë kishin ngjitur aktakuzën ndaj Krivaçës.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik