Rrajat dhunojnë 2 kushërinjtë, Tabaku: Familjarët e deputetit sundojnë si qeveri paralele! Meta: Mban emrin dhe fytyrën e Edi Ramës

Reagim të ashpër për dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja nga familjarët e deputetit Rrahman Rraja ka pasur opozita në Tiranë. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilëson fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal dhunën. Meta bën thirrje që autorët të vihen para drejtësisë, jashtë ndikimeve politike.

“Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura. Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të "Rilindjes", që grabisin zgjedhjet për t'i zgjatur jetën një regjimi antiligjor”, shkruan Meta.

Edhe deputetja e PD Jorida Tabaku shkruan se kjo ngjarje i ngjan historive të bandave ku fisi Rraja sundon si një qeveri paralele.

“Dhuna e më të fortit është kthyer sot normë; dhuna ndaj më të dobëtit është kthyer sot edhe në aftësi politike madje në një sistem të mirëorganizuar që operon nga zyrat e sipërmarrjes dhe ekonomisë deri në lagjet e humbura të vendit”, shkruan Tabaku. 

Për ngjarjen në Borizanë, reagoi edhe PD e Rithemelimit. Shefi i organizimit Klevis Balliu tha se Rama e ka dorëzuar Krujën te fisi Rraja sepse vetëm me njerëz të tillë mund ta gëzojë pushtetin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Dhuna barbare e fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja, reagon Meta: Mban emrin dhe fytyrën e Edi Ramës

1687446444_meta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për dhunën barbare që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve Bilbil Maja dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar për shpërthimet e gurores në pronësi të Përparim Rrajës. Meta shkruan se kjo dhunë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit. Meta bën thirrje që autorët të vihen para drejtësisë, jashtë ndikimeve politike.

“Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura. Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të "Rilindjes", që grabisin zgjedhjet për t'i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve. Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari!

Ora 17:05
Dhuna barbare ndaj kushërinjve Maja në Krujë, Tabaku: Fisi Rraja funksionon si bandë

1685532454_tabaku.jpg

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja në Krujë, nga anëtarët e fisit Rraja, të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Me shkopinj gome dhe armë zjarri, pjesëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht Bilbil dhe Jashar Majën në një lokal, në mes të ditës në Thumanë, për këtë ngjarje Tabaku tha se dhuna e më të fortit është kthyer sot në normë.

Ajo deklaron se nuk është çudi që familjarë të deputetit të zonës, përfshihen në bizneset e zonës në formën e një bande, punësojnë në zonë ato që dëshirojnë dhe sundojnë me urdhër në formën e një qeverie paralele.Sipas saj, të gjitha këto benefite të fisit Rraja vijnë si pasojë e nevojës që pushteti ka për këtë familje.

Deklarata e plotë Tabakut:

"Lajme në Shqipërinë e 2023: Fisi Rraja rreh me pistoletë në dorë anëtaret e fisit Maja.Dhuna e më të fortit është kthyer sot normë; dhuna ndaj më të dobëtit është kthyer sot edhe në aftësi politike madje në një sistem të mirëorganizuar që operon nga zyrat e sipërmarrjes dhe ekonomisë deri në lagjet e humbura të vendit. Prandaj nuk ka habi që familjarë të deputetit të zonës, që dukshëm ka një armë më shumë në këtë histori, përfshihet në bizneset e zonës në formën e një bande, punëson në zonë kë dëshiron fisi dhe sundon me urdhër në formën e një qeverie paralele. Të gjitha këto benefite vijnë si pasojë e nevojës që pushteti ka për këtë familje pasi sistemi është i tillë. Sistemi lejon trafikun e drogës dhe bandat që këto të fundit të kërcënojnë dhe blejnë votat.

Ky model i ofrohet Shqipërisë prej 30 viteve. Shqiptarët kanë kërkuar dhe janë përpjekur që të promovojnë vlera të tjera por është sistemi i perfeksionuar në këto 10 vite që ka promovuar anti-vlerat që sot japin shfaqje të shëmtuara.

Të rinjtë kërkojnë mundësi sipërmarrje kurse sistemi i kësaj qeverie i ofron modelin e gangsterit të lagjes. Të rinjtë investojnë në shkollim për të ndërtuar të ardhmen këtu ndërkohë që modeli i shtetit dhe sistemit të ngritur i ofron meritokracinë e bandës dhe të rinjve aty.Prandaj rinia largohet sepse e ka kuptuar që ky sistem të gllabëron brenda tij apo të godet dhe dhunon me skena të tilla në rastin më të mirë. Mbase, të kthen dhe në një viktimë, në rastin më të keq.Pra, një histori bandash që të kujtojnë Perëndimin e Largët të filmave Western më shumë se sa vendin ku kryeministri ka ftuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të promovuar Procesin e Berlinit", ka shkruar Tabaku.

Ora 14:52
Sherri për guroren, Rithemelimi: Rama dorëzoi Krujën te fisi Rraja

PD e Rithemelimit ka reaguar lidhur me dhunën e fisit Rraja ndaj dy kushërinjve  Bilbil dhe Jashar Maja. Përmes shefit të organizimit, Klevis Balliut, Rithemelimi thotë se Rama ka dorëzuar Krujën te fisi Rraja sepse vetëm me të ngjashmit e tyre ai mund ta gëzojë pushtetin.

'Ndërkohë që Edi Rama luan liderin global nëpër Ballkan, gangsterët e tij politikë dhe ekonomikë në Shqipëri dhunojnë qytetarët me shkopa bejsbolli, shkelma, grushta e pistoletë te koka, në mes të ditës.
Një video që po qarkullon gjerësisht jep pamje tronditëse se si krimi dhe shteti janë bërë një. Bandat e Niklës nën udhëheqjen e vëllait të deputetit të Ramës në Krujë, Rrahman Rraja rrahin demonstrativisht dy vëllezër nga një fshat i zonës. Faji i tyre është ankesa se gurorja e deputetit Rraja po u rrezikon shtëpinë. Lehtësia me të cilën ushtrohet dhuna është tronditëse. Kjo dëshmon se dhunuesit ndihen në kontroll dhe nuk kanë frikë nga shteti, ngaqë janë të lidhur me pushtetin dhe janë pjesë e tij. Partia Demokratike dënon me neveri dhe forcë këtë demonstrim force të pushtetit që është ngritur kundër qytetarëve të Shqipërisë.

Thirrja për hetime ka vend, por Shqipëria nuk është më vendi ku thirrjet dëgjohen nga institucionet, dhe ku ka burra e gra në shtet që mund të kthejnë përgjigje. Dyert e institucioneve të drejtësisë janë të mbyllura për të fortët, dhe të hapura kanat për të pamundurit, kur nuk paguajnë dot energjinë apo rregullojnë ballkonin pa leje. Alarmi këtu nuk është vetëm dhuna në vetvete, por se si atë e ushtrojnë familjet e lidhura me pushtetin, familjet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Me atë dhunë ata po thonë: ky është territori ynë, jo i krutanëve. Sa për kujtesë, Rrahman Rraja është para kryeministrit Edi Rama në listën e qarkut të Durrësit. Me siguri do të jetë edhe në listën tjetër. Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën Rrajas dhe Bushit, sepse vetëm me të ngjashmit e tyre ai mund ta gëzojë atë pushtet, që po me ata dhe të tjerë ata ai e vjedh. Kjo është fytyra e Edi Ramës në Krujë dhe dhjetra bashki të tjera. Përpjekja e tij për të kontrolluar konfliktin rajonal, ngjan edhe më qesharake kur kupton se ai nuk kontrollon dot Niklën dhe Borizanën, dy fshatra që Sali Berisha i kontrollonte me katër policë.'- tha Balliu.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sadik stavaleci: 08/07/2023 14:02

    ketij spiuni e hajduti te paepur te shqiptareve ne radhe te pare i duhet dhene drejtsise per bemat e arit e zullumet tjera qe ai ka bere shqiperise e shqiptareve

    Përgjigju
  • Lea: 08/07/2023 09:40

    Kisha vendosur te mos komentoja me me keta me ne artikuj ku flet I. Meta etj eshte shume e çmuar koha ta shpetdorosh me specie te tilla …por , si ka mundrsi we jane bere kaq bajate me keto shprehje: e beri Edi kete -ate etj etj…ne vdo poshtersi qe bejne individe te ndryshem, pas tyre vijne akuza bajate qr edhe bebet i injorojne me neveri…fiks si hienat me kufomat…sa behet njr zullum, nxjerrin koken nga skutat qe kane krijusr me hajdutlliqe tr paimagjinueshme e me gjakun e atyre qe kane zhdukur..,Ajo hiena e tij..ben palester me trajner personal…si shimpaze… Edi mendoj une si qytetar i ketij vendi, ka sh sfida per nivelin , por ka rrenje qytetare, ka vizion, ka guxim( me hienat) , ka bere nje perpjekje kolosale per te ndryshuar opimionin e ketij vendi ne bote,…nje politike te jashtme shume konstruktive per vendin…edhe pse fatkeq natyrore dhe hienat qe ja shqyejne mishin ketoj vendi i ka patur bashkeudhetarr gjate qeverisjes… Mjaft me me Edi, Edi, …jeni skaduar , letini te rinjtr te shpalisin programi per prosperitet te vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan