Vaji i ullirit i pa shitur, kreu i ‘Agrobiznesit’ në Report Tv: Çmimi s’është as sa gjysma e kostos! Edhe blegtoria në vështirësi, po zhduket profesioni i zooteknikut

2022 ishte tepër i vështirë për vajin e ullirit pasi ka sasi të konsiderueshme që ka mbetur ende pa shitur. Kështu bëri me dije Agim Rrapaj, kreu i këshillit të agrobiznesit në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Rrapaj u tha se po merren masa, janë diskutuar me grumbullues të vajit të ullirit dhe është ngritur grup pune për të zgjidhur problemin në një kohë kur çmimet janë rritur dhe shifra aktuale e shitjes nuk është as sa gjysma e kostos.

“Kemi një problem me vajin e ullirit. Vitin e kaluar hyri një sasi e konsiderueshme e ullinjve të rinj të mbjellë më parë. Kjo bëri që të kishte rritje të prodhimit. Sezoni ishte i mbarë. Ne nuk patëm dëmtime nga miza e ullirit. Ka mbetur një sasi vaji e pashitur dhe nga vit ii kaluar. Kemi rritje të kostos të ullirit dhe 2 vite më para, vjelësit e ullirit merrnin 15 lekë për kuintal, ndërsa këtë vit 30 lekë për kuintal, pra dyfishim. Edhe inputet janë 2-3 fishuar. Dhe fuqia punëtore nuk gjendet, nga 1000 lekë ka shkuar në 2000 lekë. Ka arritur të shitet vaji i ullirit dhe 350 lekë që nuk është as sa gjysma e kostos. Me këto situata kemi problem të tregtimit të vajit të ullirit. Është ngritur grup pune që po punon për zgjidhjen e problemit”, tha Rrapaj.

Teksa komentonte vitin që lamë pas, Rrapaj u shpreh se pati rritje në krahasim me 2021 por fermerët u përballën me shumë vështirësi.

“Eksportet u rritën. Por në tërësi bujqësia pati një rritje me 0.2%. performancë të mirë njeh bujqësia në fruta dhe perime. Patëm një rritje të ndjeshme të fruta perimeve gjatë periudhës që kaloi, rritje në prodhim dhe eksport. Rritje të ndjeshme pati prodhimi i ullirit që krahasuar me 2021 të ketë rritje rreth 39%. Në tërësi, krahasuar me 2021 ishte rritje por në periudhën që kaluam, janë ndeshur vështirësi të paparashikuara nga fermerët” , tha Rrapaj.

Rrapaj përmendi edhe situatën në blegtori duke thënë se paketa fiskale solli një sërë problematikash për sektorin që kanë ndikuar negativisht.

“Ka një situatë që nuk ndodh këtë vit. Na është trashëguar vit pas viti. Fillimisht u fshehën të dhënat. Që kur u hoq subvencioni për litër/qumësht, nisi rënia e blegtorisë. Momenti i tyre i paketës fiskale që ndikoi për keq ishte mosrimbursimi i TVSH për produktin e qumështit të blerë nga fermerët. Janë 2 faktorë të rëndësishëm. Kaluam një periudhë të vështirë të sektorit të veterinarisë, u ndryshuan shumë struktura dhe ndikoi në procesin e sektorit të blegtorisë. Një moment tjetër ishte mungesa e zooteknikut që thuajse është eliminuar por është baza. Këtë profesion e kemi neglizhuar dhe ka qenë ndër faktorët që ka ndikuar negativisht”, tha Rrapaj.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 22/01/2023 18:29

    Nji turp ne Shqiperi une percjelli me vemendje xhdo program te kuzhines Shqiptare ne TV asnjiheri nuk pashe nji shishe vaj te Shqiperise por gjithmonr te Italise Pse ndodhe keshtu ?Keshtu nuk e mbroni prodhuesin vendas tue rekllamuar per Italjanet Turp per shtetin .

    Përgjigju
  • Bardhyl: 22/01/2023 17:10

    Gabimi thelbesor i kesaj qeverije qe e ka mendjen te rruget,tunelet,aerodromet dhe tani na dolen stadiumet,sepse aty eshte dhe interesi i tyre se ja mbulon dheu pislleqet,.Por po harrojne qe me nje bllokade apo mungese prodhimi ngrejne bythen perpjeete.Nuk e kuptojne qe pa bujqesi e blektori por me import po shkurtojne jetegjatsin ne shqipri dhe mungese te theksuar te stimulimit nga qeveria dhe politikave inkurajuse te prodhimit te mbrendeshem do te ndaloj emigrimin dhe largimin e te rinjeve nga shqipria.Ky eshte nje tregues qe ne qeverii nuk kemi njrez qe e duan shqiprin dhe popullin.Kuzhdo per vehte punon por si punon si qeveri e si drejtues eshte shume larg me te kaluaren.Ndaj sharjet e fyerjet behen vetem ne drejtim te caktuar dhe jo perper te evidentuar realitetiin qe eshte nje domosdoshmeri.Keto veprime i pati ne disa perqindje me te medha shume here me te medha partia demokratike ne ish pushtet dhe ndaj vazhdohet edhe nga PS,se dreq per dreq po mbajme kete qe eshte se e ka dreqin me te vogel.

    Përgjigju
  • Emigranti: 22/01/2023 13:26

    Prodhimi i madh i vajit te ullirit eshte nje gje e mire Dhe un per te dhene nji dore nji te njohuri bleva nje sasi vaji me gjith kenaqesin Kur e provova vajin qe me erdhi nuk binte era vaji te ullirit fare Tani mund te na ndihmoj ndonje qe di pse vaji i ullirit qe bleva svjen era fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?